Home KRYESORE Sulme terroriste gjatë Ramazanit, ja shtetet që ka paralajmëruar ISIS

Sulme terroriste gjatë Ramazanit, ja shtetet që ka paralajmëruar ISIS

Një audio-mesazh që thuhet se vjen nga zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik u bën thirrje ndjekësve të kryejnë sulme në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe Filipine gjatë Muajit të Ramazanit.

Mesazhi është shpërndarë në platformën Telegram dhe i është atribuuar zëdhënësit të grupit, Abi al-Hassan al-Muhajer.

Vërtetësia e regjistrimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjtë me një audio-mesazh të mëhershëm, që thuhej se ishte nga al-Muhajer.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Evropë, përfshirë atë në Londër, që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, duke lënë të vrarë shtatë persona.

Share: