Home KRYESORE Tahiri takime me deputetët e zonave ku PDIU don mandatin e Idrizit

Tahiri takime me deputetët e zonave ku PDIU don mandatin e Idrizit

Ende kur nuk ka një certifikim zyrtar nga KQZ për rezultatin e zjedhjeve ku PDIU pretendon se e ka fituar një mandat në qytetin e Tiranës.

Nga ana tjetër, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, ka mbledhur në një takim deputetët e zonave ku PDIU pretendon mandatin e Shpëtim Idrizit.

Raportohet qe në takim kanë marrë pjesë deputetët Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea dhe Xhemal Qefalia. Gjithashtu, i pranishëm ka qenë edhe juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji.

Tahiri është informuar nga deputetët për rezultatin e PS në disa QV të kryeqytetit dhe mundësitë që forca fituese e 25 qershorit të ruajë të paprekshëm 74 mandatet në Kuvend.

Thuhet se PDIU ka paralajmëruar se do ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e Tiranës. Kjo forcë politike ishte shumë pranë marrjes së mandatit të Shpëtim Idrizit si të katërtin në këto zgjedhje, por votat e njësisë nr.5 përmbysën gjithçka, duke i dhënë mandatin e 18 Partisë Socialiste.

Share: