Home KRYESORE Tiranë/ Një kuti votimi ka më shumë fletë se sa votues

Tiranë/ Një kuti votimi ka më shumë fletë se sa votues

Në një kuti votimi në Njësinë 5 në Tiranë në zonën e “Vasil Shantos” ka më shumë fletë se sa votues.

Kutia i përket zonës së shkollës “11 Janari” në afërsi të Stadiumit Dinamo dhe i përket qendrës së votimit 1830, ku janë gjetur dy fletë më shumë se votues.

Gazetarja e Ora News në këtë KZAZ njofton se kutia në fjalë nuk do të numërohet dhe nuk është pranuar të preket kodi i sigurisë dhe Partia Demokratike do të kontestojë rastin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë njësi, e njohur si bastion i së majtës, PS është rreth 5 mijë vota më shumë se PD.

Në këtë zonë ka rinisur procesi i numërimit të votave pas bllokimit për 1 orë e 30 minuta./opinion.al

Share: