Home KRYESORE Vasili sulmon Ramën: Pate policinë dhe na përmbyte me kanabis, mendo po...

Vasili sulmon Ramën: Pate policinë dhe na përmbyte me kanabis, mendo po të kishe vetëm gjithë qeverinë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës i cili tha se nuk mund të pranojë më shantazhet e partive të koalicionit.

“Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sistemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi”, tha Rama në komunikimin e tij të përjavshëm në facebook, ndërsa kërkon vota që të qeverisë i vetëm.

Kreu i LSI, i kujton Ramës se edhe policinë e pati të gjithën për vete dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.

“Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë”, deklaroi Petrit Vasili në një postim në facebook.

Share: