Home KRYESORE Vëzhgim/ Rama i ka hedhur Bashës “trutë e gomarit”

Vëzhgim/ Rama i ka hedhur Bashës “trutë e gomarit”

Lulzim Basha nuk është vënë në dispozicion të strategjisë së Edi Ramës vetëm për të goditur LSI-në. Ai nuk po përsërit fjalët e kryeministrit vetëm kundër partive të vogla. Ai nuk po përzgjedh vetëm të njëjtat epitete si Rama për të shtypur shushunjën Meta. Ai po shkon edhe më larg.

Ai po i kundërvihet njësoj si Rama atyre që shefi i rilindjes i konsideron si gazetarë të kazanit.

Pasi Edi Rama me timon në dorë dha një intervistë të gjatë tek “Zonë e Lirë” ku përgojoi të gjithë analistët e shtitur, të blerë, të njollosur me lidhje politike, Lulzim Basha nuk mbeti prapa. Edhe ai mori fjalën të hënën në mbrëmje në “Dritaren” e Rudina Xhungës për të sulmuar analistët që “nuk ndjekin intereësin public, por interesin e tyre politik. Me një krahasim që do ta kishte zili edhe një nxënës i fillores Basha tha se gazetarët që e kritikojnë mënyrën e daljes së tij nga çadra e bëjnë këtë se janë shokët e Blushit dhe duan ti shërbejnë interesave të Librës.

Pra dhe ai po adapton gjuhën e Ramës ndaj zërave kritikë që e nuk ishin dakord për mënyrën se si doli nga çadra, për mënyrën se si nuk garantoi asnjë kusht për zgjedhje të ndershme, për mënyrën se si iu nënshtrua Ramës për të nënshtruar përmes tij kundërshtarët benda PD-së.

Në fakt nuk është problem i gazetarëve që Basha e ngriti çadrën për të ngrënë kokën e Ramës dhe e mbylli duke ngrënë kokat e Topallit dhe Bodes.

Nuk është problem i gazetarëve as handikapi se ai e filloi luftën për të mundur Edin (vendin e parë) dhe po synon ti marrë rolin Ilirit (vendit të tretë).

Nuk është problem i gazetarëve as se kundërshtarët brenda partisë e akuzojnë se ka bërë lista për të çuar më shumë para në shtëpi.

Problemi është tek interesi publik në përgjithësi dhe interesi i demokratëve në veçanti. Sepse për të gjithë është mjerim të shikojnë sesi bredh nëpër Shqipëri duke përsëritur të njëjtat gomarllëqe, kopja e kollarisur e një të çmenduri me tuta.(Lapsi.al)

Share: