Home KRYESORE Video live/Frikë nga terrorizmi në Paris, policia qëllon agresorin

Video live/Frikë nga terrorizmi në Paris, policia qëllon agresorin

Policia franceze ka qëlluar me armë një shtetas, i cili tentoi të sulmonte me çekiç një oficer policie jashtë Katedrales “Norte Dame” në Paris.

Sipas mediave vendase i dyshuari është plagosur në gjoks. Të shtënat me armë nga policia krijuan panik tek njerëzit, shumë prej të cilëve vrapuan për t’u fshehur.

Franca ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve terroriste të vitit 2015.

Share: