Home KRYESORE Vrau mbi 130 të rinj/ Pranga shpikësit të lojës “Balena Blu”

Vrau mbi 130 të rinj/ Pranga shpikësit të lojës “Balena Blu”

Shpikësi i lojës vrasëse “Balena Blu”, që i ka marrë jetën më shumë se 130 fëmijëve, është arrestuar në Rusi.

26-vjeçari Ilya Sidorov u prangos nën akuzë se ka inkurajuar të fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë bota të lëndojnë veten dhe më pas të vetëvriten në lojën e quajtur “Sfida e Balenës Blu”.

Disa nga kërkesat që “balena blu” i bënte fëmijëve gjatë lojës janë: të presin veten me mjete të mprehta, të shohin filma horror, të rrinë pa gjumë për net të tëra, të rrinë pa ngrënë dhe shumë kërkesa të tjera, të dëmshme për shëndetin mendor. Kjo “sfidë” zgjat 50 ditë. Dita e 50-të është fatalja, dita kur lojtari duhet të kryejë vetëvrasjen.

Shumica e viktimave janë shënuar në Rusi. Dyshohet se numri i të rinjve që i kanë dhënë fund jetës për të përbushur kërkesën e fundit të “balenës blu” i ka tejkaluar të 130-tët. Edhe në Shqipëri u verifikua një rast i prekur nga kjo lojë tepër e rrezikshme. Një vajzë 12-vjeçare në Gjirokastër kishte qëndruar për ditë të tëra pa ngrënë pasi ia kishte “kërkuar balena blu”.

Policia kishte shpërndarë disa javë më parë një njoftim për prindërit, se duhet të jenë të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre falë kësaj loje.

Share: