Home KRYESORE Xhensila jep detajet e dasmës,” Dy dasma për ne”(VIDEO)

Xhensila jep detajet e dasmës,” Dy dasma për ne”(VIDEO)

Xhensila tregoi për herë të parë detajet e martesës dhe zbuloi se nuk do të jetë një, por dy dasma.

Fustani; flokët; grimi; arredimi i dasmës; tashmë është e përcaktuar se kush do të kujdeset për to dhe Xhensila thotë se këtë ditë e ka ëndërruar që fëmijë. “Po përgatitemi, është shumë bukur të merresh me diçka që e ke ëndërruar që fëmijë. Unë dhe Besi po mundohemi t’i përkushtohemi edhe pse kemi shumë angazhime. Edhe ajo na merr një pjesë të kohës.Fustanin e nusërisë ia kam besuar Valdrin Sahitit dhe “Altarit”. Në këtë ditë shumë të rëndësishme për mua, për flokët dhe grimin do të kujdesen Sellma dhe Kaci. Dekori do të jetë nga “Geraldina Sposa”. Uroj të shkoj gjithçka mbarë.”

Por ndërsa Besi muajin që shkoi tha se do të jetë një dasmë e thjeshtë, Xhensila zbuloi edhe se do të bëhen dy dasma, pasi për ta ishte e pamundur t’i mblidhnin në një vend të gjithë njerëzit që duan dhe i kanë mbështetur.

Share: