Home KRYESORE Arrestohet djali i ish-administratorit të firmës piramidale VEFA

Arrestohet djali i ish-administratorit të firmës piramidale VEFA

Foto arkive e ish bosit te firmes piramidale VEFA, Vebi Alimucaj, gjate nje seance gjygjsore ne gjykaten e faktit te Tiranes. Mucaj i cili po vuan denimin ne burg ka folur per emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne TV KLAN.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e djalit të Vehbi Alimuçës, ish-administratorit të firmës piramidale VEFA. Sipas policisë Artan Alimuçaj, 41 vjeç është i dënuar me 4 vite burg për ‘Pastrim parash’.

Kanë qenë Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që kanë bërë të mundur sot kapjen e Alimuçajt.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produktit të veprës penale”.

Share: