Home KRYESORE Becchetti hap gjyq në Itali: “U persekutova në Shqipëri”

Becchetti hap gjyq në Itali: “U persekutova në Shqipëri”

Historia karamboleske mes shtetit shqiptar dhe pronarit kontrovers të Agon Channel jo vetëm ka përfunduar në një gjykatë administrative të Lacios, por Francesco Becchetti ka paditur aty edhe qeverinë italiane se nuk ka mbrojtur të drejtat e tij si investitor.

Avokatët e Becchettit kanë paditur ish kryeministrin Matteo Renzi dhe ish ministrin e jashtëm (sot kryeministër) Gentiloni se qëndruan pasiv ndaj “persekutimit të qartë dhe të pastër që iu bë pronarit të Agon nga qeveria shqiptare.

Në padi autoritetet e larta italiane akuzohen se nuk e mbështetën dhe nuk e mbrojtën aktivitetin e lirë sipërmarrës i cili u bë viktimë e një komploti të përkatitur nga politika dhe një grupi trafikantësh të lindjes që kërkuan ta zhveshin nga pronat e tij dhe nga pushteti që i jepte televizioni.

Për Francesco Becchetti u shpall mandat i arrestit dy vite më parë në qershor 2015 dhe pak javë më pas atij iu vu nën sekuestro edhe Agon Channel.

Që në atë kohë u përfol që lidhjet e forta me qeverinë e Matteo Renzit e detyruan kryeministrin Edi Rama, që foli para drejtësisë kundër Becchettit, t’a godiste atë. Por tani duket se vetë italiani që ka një numër të madh gjyqesh kundër shtetit shqiptar, ka vënë gishtin mbi personalitetet e larata italiane në cështjen e rregjistruar në 19 maj në gjykatën administrative të Lacios.(Lapsi.al)

Share: