Home KRYESORE Befason Rama: Më shkruani këtu nëse doni të ndryshojmë Shqipërinë

Befason Rama: Më shkruani këtu nëse doni të ndryshojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar adresen elektronike ku kushdo qe do te kontribuoje ne administrate mund te dergoje CV-ne e tij.

Ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, Rama shkruan se “Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij

Statusi i Rames
[email protected]

Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…

Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.

E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.

Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.

Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Te të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.

Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.

Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij

Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.

Pa hë njëherë, të presim e të shohim/360grade.al/

Share: