Home KRYESORE BURIMET SI VIKTIMA TË GAZETARISË MODERNE

BURIMET SI VIKTIMA TË GAZETARISË MODERNE

Mentori: Punoi: prof Safet Zejnullahu, Punoi Ariana Bytyqi, Prishtinë, 2017

HYRJE

Gazetari dhe shkenca kanë të njëjtat rrënjë intelektuale –thotë Phil Meyer, pedagog i gazetarisë në Universitetin e Karolinës së Veriut – nga Iluminizmi i shekullit XVIII. E njëjta mënyrë të menduarit ku u bazua Amendamenti i Parë – ideja që nga një shumësi pikëpamjesh është më e lehtë të njohet e vërteta – ka çuar edhe në metodën shkencore[1]. […]

William Damon i Universitetit të Stenfordit, për shembull, ka identifikuar “strategji” të ndryshme të gazetarëve për të verifikuar informacionet që sjellin. Damon-i i pyeti të interesuarit se ku i kishin mësuar. Në shumicën dërrmuese të rasteve përgjigjja ishte kjo:falë përpjekjeve vetjake apo nga miqtë. Rrall gazetarët pohuan se i kishin mësuar në shkollat e gazetarisë apo nga drejtuesit e tyre.

GAZETARI E POHIMIT PËRBALLË GAZETARISË SË MOHIMIT.

Tani kultura moderne e shtypit po e dobëson, përgjithësisht, metodologjinë e verifikimit të përpunuar nga gazetarët.

Gori  nuk e ka deklaruar kurrë një gjë të tillë. Ai thjesht u kishte treguar një grupi nxënësish të Nju Hempshajërit se ishin vënë në dijeni të dëmeve të shkaktuara nga mbetjet e rrezikshme, kur një zgjedhës i kishte folur për një qytet të ndotur të Tenesisë, të quajtur Ton dhe kjo e kishte shtyrë që të niste një hetim njohës. “Nisa të kërkoj zona të tilla të ngjashme në brendësi të vendit ”, u tha studentëve, “dhe gjeta një zonë të vogël, në shtetin e Nju Jorkut, të quajtur Love Canal. Bëra takimin e parë lidhur me këtë qështje dhe, pavarësisht se ju nuk dinit asgjë, ishte Toni, në Tenesi, që u bë shkak për fillimin e kësaj çështjeje[2].

Por të nesërmen, në “Washington Post” fjalët e Gorit u pasqyruan kështu: “Isha unë ai që fillova gjithçka ”. Në një komunuikatë për shtyp, Partia Republikane e ripërsëriti citimin e gabuar, që u rimor pikë për pike edhe nga “New York Times”. Shumë shpejt i tërë shtypi e përhapi këtë lajm, duke i besuar lajmit të gabuar të të dyja të përditshmeve[3].

Askush nuk e vuri re që Associated Press kishte pasqyruar citimin e saktë. Çështja u sqarua vetëm atëherë kur protestuan vetë liceistët.

Mendoj se kjo lidhje mes gazetarisë dhe shkencës duhet ruajtur sa më shumë që të jetë e mundur.[…] Mendoj se duhet t’i mëshojmë më shumë objektivitetit të metodës. Është kjo metoda shkencore: humaniteti ynë, impulset tona subjektive […] të përdorura për të vendosur çfarë duhet investiguar me mjete objektive[4].

Ekuilibri, fjala vjen, mund të çojë në shtrembërim. Nëse pjesa dërrmuese e shkencëtarëve ushqen bindjen se ngrohja globale është një e dhënë shkencore, apo një kurë e caktuar mjekësore është e sigurt, nuk i bëhet një shërbim i mirë qytetarëve dhe të vërtetës nëse jepet përshtypja që komuniteti shkencor është i ndarë në pjesë të barabarta. Për fat të keq, shumë shpesh i atribuohet gabimisht ekuilibrit gazetaresk.  Ky kuptim thuajse matematikor, sikur një artikull i mirë duhet të përmbajë një numër të barabartë citimesh të të dyja palëve. Siç e dinë mirë gazetarët, shpesh në një debat palët janë më shumë se dy dhe ndonjëherë t’u japësh të gjithave të njëjtën peshë nuk pasqyron realitetin.

Korrektësia, nga ana e saj, mund të jetë po aq e keqkuptuar, nëse shihet si qëllim në vetvete. Korrektësia do të thotë që gazetari të jetë korrekt ndaj fakteve dhe të kuptuarit të tyre nga qytetarët. Nuk duhet të nënkuptojë: “jam korrekt ndaj burimeve të mia, me qëllim që të mos ia prish qejfin askujt?”

Këto janë gjykime subjektive që mund ta largojnë gazetarin nga nevoja për të bërë më shumë lidhur me verifikimin e punës së tij.

Si duhet të jetë kjo gazetari e bazuar në metodën objektive dhe jo te qëllimet? Çfarë rregulli të arsyeshëm duhet të kërkojnë qytetarët nga shtypi?

Janë parimet intelektuale të një shkence të gazetarisë:

ELEMENTET E GAZETARISË

1) kurrë mos shto gjëra që nuk janë;

2) mos  gënje kurrë publikun;

3) të jesh transparent lidhur me metodat dhe motivimet që përdor;

4) t’u besosh lajmeve të mbledhura dhe të përpunuara në dorë të parë;

5) të jesh modest.

Që të jetë e suksesshme, eseistika narrative nuk ka nevojë për të sajuar asgjë. Mark Kramer-i ka përdorur disa rregulla të rrepta të cilat mund t’i përdorë cilido gazetar që shkruan artikuj divulgativë . “Kurrë të mos i  mvishen burimeve mendime të cilat nuk i kanë shprehur shkoqur”.  Steve Lopez-i, që shkruan për Time Inc., thotë se rregullat dhe instrumentet mund të ndryshojnë në varësi të stilit të një artikulli, por jo parimi: nëse një lajm nuk është i verifikuar, mos e përdor.

Shkrimtari i eseistikës komunikon me lexuesin lidhur me njerëz në vende reale. Për këtë arsye, nëse njerëzit flasin, duhet të thuash atë që thonë ata, jo atë që ka vendosur shkrimtari që ata të thonë[5]. […] Mos Krijo personazhe të stisur. […]  Mos hyr në kokën [e personazheve] dhe mos mendo në vend të tyre. S’mund ta intervistosh të vdekurin. Shkrimtari që nuk respekton këto rregulla, shpërdoron besimin e atyre që e respektojnë[6].

ÇORIENTIMI I BURIMEVE: një pasojë e pashmangshme e transparencës.

Rregulli i transparencës ngërthen në vetvete edhe diçka që lidhet me marrëdhënien e gazetarëve me burimet e veta. Natyrisht që gazetarët nuk duhet të gënjejnë për burimet e tyre apo t’i çorodisin në përpjekjen për të zbuluar të vërtetën ndaj publikut.

“Kam zbuluar se është gjithnjë më mirë të jesh i sinqertë me burimet, t’u thuash atë që po bën dhe çfarë qëllimesh ke”, ma tha Jill Zuckman-i, korrespondent politik i “Boston Globe”[7].

Ka një lloj kategorie gazetarësh që i gënjen burimet e veta; janë ata që kryejnë hetime “nën mbulim”. Nuk është një risi[8]. Skandalistë si Nellie Bly, që ndër të tjera hyri si paciente në spital psikiatrik, e përdornin maskimin që në fillim të shekullit XX. Sot televizioni i përdor shpesh identitetet e rreme dhe telekamerat e vogla të fshehura për të denoncuar keqbërjet.

Përligjja e mosbindjeve civile një test që duhet ta bëjnë edhe qytetarët.

Testi përbëhet nga tre faza:

1)  informacioni duhet të jetë mjaft i rëndësishëm për interesin publik që të mund të përligjë gënjeshtrën.

2)  gazetarët nuk duhet të veprojnë nën mbulim, përveç rasteve kur kjo është e vetmja mënyrë për të realizuar një  kronikë të caktuar.

3)  gazetarët duhet t’ia thonë publikut faktin që kanë gënjyer burimet e veta për të marrë informacione dhe të shpjegojnë arsyet që i kanë shtyrë ta bëjnë këtë, përfshi edhe faktin përse lajmi e përligj gënjeshtrën dhe përse ishte e vetmja mënyrë për ta marrë atë lajm.

Kjo trasparencë shërben për të dhënë një ide se si ka lindur një lajm dhe arsyen përse është paraqitur në një mënyrë të caktuar. Kur vazhdonte skandali Klinton- Levinski,“New York Times” ndoqi pikërisht këtë metodologji, duke u shpjeguar lexuesve përse kishte heshtur për njëfarë kohe në lidhje me akuzat e një gruaje të quajtur Juanita Broaddrick dhe më pas e kishin paraqitur vetëm në faqet e brendshme[9]. Broaddrick e padiste presindentin se e kishte ngacmuar seksualisht rreth njëzet vjet më parë në Arkansas, ndërsa tani e kishte ndërmend të bënte denoncim.

TEKNIKAT E VERIFIKIMIT.

Metoda shkencore e gazetarëve për paraqitjen e lajmeve, përsosmëria e tyre pasi t’i kenë të qarta në mendje.

Redaktimi skeptik.

Reid MacCluggage, drejtor dhe editor i The Day e New London, Konektikat, ka propozuar“ redaktimin skeptik”[10]. Pavarësisht nga emri, është e rëndësishme që gazetarët dhe qytetarët ta kenë të qartë konceptin.Qasja qëndron në shqyrtimin e artikullit rrethsht për rresht.Si e kemi marrë vesh? Përse lexuesi duhet të na besojë? Çfarë supozimi fshihet pas kësaj fjalie? Nëse artikulli thotë një ngjarje e caktuar mund të ngjallë pyetje ne mendjen e njerëzve,kush e mendon kështu? Reporteri? Një burim? Një qytetar?

Nëse në një artikull thuhet se shumica e amerikanëve ka një personal kompjuter, redaktori duhet të kërkojë një verifikim. Nëse në një artikull thuhet “sipas burimeve”, redaktori duhet të pyesë: “Cilat janë burimet? Ka më shumë se një?”. Nëse burimi është një i vetëm, artikulli duhet ta specifikojë.

Nëse një artikull thotë se kthesa e menjëhershme e kandidatit për president lidhur me kthimin në Kubë të vogëlushit Elian Ggonzales, që i shpëtoi mbytjes, ngre çështjen e koherencës ideologjike, redaktori duhet të pyesë: “Cilat çështje” dhe “Në mendjen e kujt?”[11]. Nëse përgjigjja është “në mendjen e reporterit dhe miqve të tij”, artikulli duhet ta specifikojë, ose ai rresht duhet fshirë.

Teknika gazetarët i bënë më të mirë dhe më të drejtpërdrejtë redaktorët dhe reporterët.Kësisoj, në redaksi krijohet një klimë dialogu që shkon si nga lart poshtë poashtu anasjelltas.

Lista e kontrollit të saktësisë. David Yarnold-i, drejtor ekzekutiv i “San Jose Mercury News” ka shtjelluar idenë e asaj që ai e quan listë e kontrollit të saktësisë[12]:

  • A është vlerësuar sa duhet teza e artikullit?
  • Dikush e ka verifikuar, ka kontrolluar tërë numrat e telefonave,adresave,sajtet ueb të përmenduara në artikull? Po emrat dhe titujt?
  • A është i plotë materiali informativ i nevojshëm për të kuptuar lajmin?
  • A janë identifikuar të gjithë përsonat e përfshirë dhe a janë kontaktuar përfaqësuesit e palëve dhe a u është dhënë mundësia të shprehen?
  • Artikulli a mban qëndrim apo shpreh gjykime të lehta vlerësimi? A mund t’i pëlqejë dikujt më shumë se ç’duhet?
  • A mungon diçka?
  • A janë të sakta të gjitha citimet dhe a janë thënë nga personat e duhur? A pasqyrojnë në të vërtetë atë që personat kanë dashur të thonë?

Kjo listë e kontrollit është shtyp nga Yarnold-i dhe u fut në kompjuter nga disa redaktorë e cila filloi në formën e një eksperimentimi.Grupi ka arrit që t’i përmbaht listës në 80% të punës së vet,që kishte pasur 20% më pak korrektime krahasuar me grupin njetër që nuk e kishin përdorur fare.

Burimet anonime.

Si qytetarë, të gjithë ne i besojmë burimeve të informacionit të të tjerëve për shumicën e gjërave që dimë. Një nga teknikat e para të përdoruara nga gazetarët për të na garantuar besueshmërinë ishte praktika e të treguarit të burimit të informacioneve të tyre. Nëse burimi i informacionit është specifikuar, publiku mund të vendosë vetë nëse informacioni është i besueshëm[13].

            Drejtori ekzekutiv i “Nes York Times” Joe Lelyveld i kërkonte reporteëve dhe redaktorëve që të shtronin dy pyetje para se ti besonin një burimi anonim:

1) Sa njohje të drejtpërdrejtë ka për ngjarjen e burmit anonim?

2) çfarë arsyesh mund të ketë burimi pë të na futuar në qorrsokak, për t’u bërë më protagonist se ç’duhet apo për të fshehur faktet e rëndësishme që mund të ndryshojnë perceptimin tonë për informacionin?

Burimi mund të përdoret vetëm nëse gjenden përgjigje të kënaqshme për këto pyetje.

Kurse Debora nga Newhous për Uashingtonin thotë:

1) mos përdor kurrë një burim anonim për të paraqitur opinionin e një personi të tretë.

2) mos përdor kurrë një burim anonim si citim  të parë në një artikull.

RRËNJËT E SHUMËFISHTA TË SË VËRTETËS.

Të gjithë personat e përfshirë në procesin e gazetarisë kanë një rol në rrugën  drejt së vërtetës.

Drejtuasja e kahershme Chicago TV Corol Marin në një forum të komitetit është shprehur kështu me këto fjalë: “Kur uleni në tryezë me familjen tuaj për festën e Falënderimit dhe jeni në valën e debateve familjare-qofshin këto politike,racore apo seksi –  kini parasysh se atë që shihni në atë debat familjar e shihni nga pozicioni i karriges tuaj dhe nga qoshi juaj i tryezës[14].

Nëse gazetaria është bashkëbisedim , ai bashkëbisedim përfshin edhe debatin mes qytetarëve si dhe debatin me atë qe e jep lajmin.

Nëse kanë një pyetje a një problem. Nga e dini ju këtë gjë? Përse e keni shkruar këtë? Cilat janë parimet tuaja gazetareske? Është e udhës që të shtrohen të tilla pyetje dhe qytetarët meritojnë përgjigje.

Gazetarët duhet që ta kërkojnë të vërtetën,poashtu të jenë të lirë drejtë kërkimit të saj  duke e zbatuar transparencën dhe metodat sistematike te verifikimit , dhe te sqarojnë marrëdhënien e tyre me objektin e informacionit.

Edhepse nuk është standardizuar me asnjë kod, çdo gazetar vepron sipas një metode të caktuar, shpesh kryekëput personale, të kontrollit dhe transmetimit të informacioneve: rregulli i tij individual i verifikimit.

Praktika të tilla si krijimi i dëshmitarëve të ndryshëm të një ngjarjeje, zbulimi i sa më shumë të dhënave lidhur me burimet dhe kërkimi i komenteve nga shumë palë përbëjnë, në fakt, rregullin e verifikimit.

Këto metoda mund të jenë krejtësisht personale dhe subjektive: shkrimtari Rick Meyer, që punon për “Los Angeles Time” shkruan fakte dhe intervista në pusulla që i rendit dhe i rregullon në dyshemenë e zyrës së tij. Për këto metoda mund të jenë edhe të institucionalizuara, si zyra e ngritur për verifikimin e fakteve pranë periodikes “The New Yorker”. Por sido që t’i quajmë dhe pavarësisht nga mjeti i informacionit, këto zakone dhe këto metoda qëndrojnë në themel të parimit të tretë:

Gazetaria e verifikimit

Sa për faktet […] nuk e pashë të arsyeshme që t’i përshkruaj sipas dëshmisë së të parit që ndesha në rrugë, as “ashtu siç ma merrte mendja mua”, por duke shqyrtuar imtësisht si ngjarjet ku isha vetë dëshmitar ashtu dhe ato që mësoja nga të tjerët. “Gjetja” e fakteve ishte e lodhshme, pasi ata që kishin qenë dëshmitarë në secilën ngjarje nuk jepnin të njëjtin variant për të njëjtën ngjarje, por në secilën mbanin anën e njërës apo tjetrës palë; shto këtu edhe vështirësinë për të mbajtur mend pas asaj kohe që kishte kaluar[15].

Thelbi i gazetarisë është rregulli i verifikimit.

Në thelb, rregulli i verifikimit ësshtë ai që dallon gazetarinë nga zbavitja, nga propaganda, nga fiksioni apo nga arti. Zbavitja-dhe kushëriri i saj infotaiment-synon argëtimin.

Propaganda i zgjedh faktet apo i sajon për t’i shërbyer qëllimeve reale: bindjes dhe manipulimit. Fiksioni shpik skenare për të arritur ngjalljen e një mbrese më personale për atë që quan të vërtetë.

Vetëm gazetaria synon, në radhë të parë, të njohë saktësisht ecurinë e ngjarjeve.

Siç thoshte Walter Lippmann-i në vitin 1920: “S’mund të ketë liri për një komunitet të cilit i mungon informacioni dhenëpërmjet tyre të mund të pikasë gënjeshtrat”[16]

Pra, objektiviteti kërkonte që të zhvillohej një metodë koherente e verifikimit të informacioneve-një qasje transparente ndaj provave-në mënyrë që paragjykimet personale dhe kulturore të mos minonin besueshmërinë e punës së tyre.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, gazetarët flisnin për reakizëm, më shumë se për objektivitet[17]. Mendohej, se nëse reporterët do të mjaftoheshin me zbulimin dhe renditjen e fakteve, e vërteta do të zbulohej krejt natyrshëm. Realizmi u shfaq në një periudhë kur gazetaria po shkëputej nga partitë politike dhe po synonte përherë e më shumë të arrinte të vërtetën. Përkoi me shpikjen e asaj që gazetarët e quajnë piramida e përmbysur, ku renditen faktet nga më të rëndësishmit tek ata më pak të rëndësishëm, duke pandehur se kjo do ta lehtësonte të kuptuarit e natyrshëm nga ana e publikut.

Edhepse ajo ishte periudha e besimit te shkenca, Lippmann-i nuk ushqente iluzione. “Nuk ka rëndësi që informacioni të ketë trajtat e formulave matematike. Përkundrazi, pikërisht sepse shtë i ndërlikuar dhe kalimtar, një paraqitje e mirë e lajmit kërkon ushtrimin e vlerave më të larta shkencore”[18]

Me fjalë të tjera, në konceptimin fillestar, objektive duhet të ishte metoda dhe jo gazetari. Ideja ishte rregulli i zanatit dhe jo qëllimi i tij.

Kështu, gazetarët që zgjedhin burimet për të shprehur atë që në të vërtetë është këndvështrimi i tyre dhe më pas përdorin zërin asnjanës për ta bërë që të duket objektiv, në të vërtetë bien pre e një forme të gënjeshtrës. Kjo dëmton besueshmërinë e tërë profesionit, duke e bërë të duket pa parime, jo i ndershëm dhe i stisur. Është një paralajmërim i rëndësishëm në një epokë ku standardet e shtypit vihen kaq shumë në dyshim.

Megjithatë, Lipmann-i nuk ishte i vetmi që bënte thirrje për një profesionalizëm më të lartë, edhepse argumentet e tij janë më të sofistikuarat. Joseph Pulitzer-i, që një brez më parë kishte shpikur gazetarinë sensacionaliste, sapo kishte krijuar Graduate School of Journalism pranë Universitetit Kolumbia i shtyrë nga të njëjtat arsye, edhepse jo të shprehura aq qartë. Newspaper Guild [një shoqatë sindikaliste gazetarësh. Shënim i përkthyesit] u themelua kryesisht për të dhënë ndihmesë në profesionalizimin e gazetarisë.

Teknologjia ka pjesën e vet të përgjegjësisë. “Interneti dhe Nexis[shërbime shtesë të krijuara në dhjetëvjeçarin e fundit për të shkëmbyer dhe shpërndarë pamje] u mundësojnë gazetarëve një shfrytëzim më të lehtë të lajmeve dhe citimeve pa iu dashur të bëjnë hulumtime për hesap të tyre”, na tha gazetarja Geneve Overholser në një forum të Comitee od Concerned Journalists. Faktet janë shndërruar në një mall, të lehta për t’u gjetur dhe mjafton t’i bësh një ambalazhim të ri dhe t’i riciklosh.

 Në erën e informacionit non-stop, gazetarët kalojnë më shumë kohë duke kërkuar diçka shtesë për lajmet ekzistuese, zakonisht interpretime, se sa të kërkojnë të zbulojnë dhe verifikojnë në mënyrë të pavarur fakte të reja. Overholser-i shprehet:

Pasi përvijohet lajmi, gjithë të tjerët i shkojnë pas. Lajmi përcaktohet nga një mjet i vetëm informacioni, nga një redaksi ose stacion televiziv i vetëm […] Ca nga shkrirja e organizatave të informacionit dhe ca apër shkak të përhapjes elektronike të lajmeve, të gjithë ne hamë nga e njëjta pjatë[19] .

Rasti i kandidatit për president Al Gor është vetëm një shembull se si teknologjia mund të dobësojë procesin e verifikimit. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2000, shtypi nisi të përqendrohet mbi prirjen e tij për të fryrë meritat e veta. Një artikull fliste për “Sindromin e Pinokut” të Gorit, një tjetër e quante “gënjeshtar” dhe një i tretë “delirant”[20] Si provë citohej deklarata e tij e supozuar se kishte qene ai që e kishte zbuluar shkarkimin e mjeteve toksike.

Çfarë burimi ka lajmi

Teksti i lajmit duhet t’u përshtatet rregullave standard për strukturën e një teksti duke i pasur kokën, përmbajtjen dhe backgroundin. Në mungesë të njërit prej këtyre elementeve është shumë e rrallë mundësia që teksti të jetë i qartë për lexuesin. Por, kur një tekst nuk e respekton aspak këtë strukturë, përveç që nuk është i qartë teksti, nuk është i qartë as qëllimi i komunikimit të informacionit.  Përderisa janë qëndrime personale, nuk janë në nivelin e informacioneve me interes publik. Lajmi është më shumë se një opinion personal i një burimi, cilido qoftë ai.

Teksti është i njëanshëm sepse u jepet hapësirë dhe rëndësi vetëm kritikave dhe anashkalon mundësine e ballafaqimit të qëndrimeve me atë të palës që i drejtohen kritikat. Mangësia tjetër e këtij teksti është mungesa e backgroundit ose informacionit shtesë. Publiku duhet të dijë se çfarë i ka provokuar reagimet, për çfarë ligji bëhet fjalë dhe të ketë më shumë burime që do të flisnin për anët pozitive dhe negative të këtij propozim-ligji. Në mungesë të të gjithë elementeve që u theksuan por që janë të nevojshëm për të pasur një lajm të plotë, teksti është larg nivelit të duhur profesional.

Sa i bëjnë të dukshme burimet dhe sa burime anonime ka

Burimet e informatave duhen të jenë të verifikuara, të vërtetuara dhe të shënua. Gjatë kësaj, ato janë zyrtare kur citohet burimi me emër dhe mbiemër ose kur përcaktohet në ndonjë institucion ose kompani konkrete; jozyrtare janë kur nuk citohet burimi me emër dhe mbiemër, kur nuk përcaktohet institucioni dhe anonime atëherë kur me kërkesë të burimit, ai as nuk përcaktohet e as nuk citohet. Ndonjëherë në praktikën gazetareske formulime të llojit: “nga burime tona të afërta”, “sipas informatave që nuk janë të konfirmuara zyrtarisht” e të ngjashme, që lënë hapësirë për manevra dhe krijojnë ndjenjë të dyshimit te lexuesi[21].

Kryesore për punën e gazetarit është që informatat të jenë në lidhje me ndonjë ngjarje ose dukuri aktuale, ose me ndonjë temë që është përherë aktuale. Gjatë kësaj, edhe përkundër lirisë së gazetarit që të aktualizojë tema për të cilat konsideron se janë të rëndësishme për qytetarët në moentin e dhënë, ai është i obliguar që ta verifikojë kornizën kohore dhe hapësinore të informatave që planifikon t’i shfrytëzojë si bazë për njoftim. Kohët e fundit, praktika tregon se ka tendencë të shfrytëzimit të informatave dhe ndodhive të kaluara, si dhe të informatave që kanë të bëjnë me ndonjë zonë të caktuar gjeografike dhe vënien e tyre në kontekst aktual, lokal ose nacional[22]. Kjo jo vetëm që i dezinformon lexuesit, por mund të jetë edhe një armë e fuqishme për manpiulim dhe ndikim negativ mbi vetëdijen publike dhe mendimin publik.

Nevoja që një artikull të mbështetet në burime sa më të shëndosha

Sa më shumë burime të ketë lajmi

Kryesore për çdo zhanër gazetaresk, duke e përfshirë edhe lajmin dhe raportin, është që ai të ketë një porosi, qëllim dhe ndikim të caktuar mbi mendimin publik. Në këtë mënyrë produkti gazetaresk karakterizohet me njërin nga kualitetet kryesore të të shprehurit gazetaresk  – përmbajtësinë.

            Gazetari duhet të përpiqet që lajmi të jetë gjithpërfshirës, gjegjësisht të përmbajë sa më tepër informata dhe të paraqesë sa më tepër burime me përvojë, burime zyrtare dhe nga ekspertët, varësisht nga ajo se sa ato janë objektivisht në dispozicion. Gazetari nuk është përgjegjës në qoftë se disa burime dhe informata të caktuara nuk janë në dispozicion, e poashtu edhe refuzimi i qëllimshëm i burimeve që të komunikojnë me gazetarët nuk mund të konsiderohet si faj i tyre. Megjithatë, në rast të lajmeve të ndjeshme, e veçanërisht të atyre që përmbajnë informata me karakter akuzues, gazetari e ka për obligim që t’i atribuojë deklarimet e tilla, që konsiderohet si nivel minimal i gjithpërfshirjes së lajmit.

            Nga ana tjetër, kur ka anashkalim të qëllimshëm ose të paqëllimshëm të një pjese të informatës bëhet fjalë për fshehjen e informatave, që mund të përdoret për paraqitjen e gabuar të së vërtetës, për propagandë, për t’i bërë dëm ndonjë personi, kompanie ose ndonjë subjekti tjetër.

Sa të besueshme janë mediat online dhe kush i bën jo të dyshimta?!…

Mediat—A janë të besueshme?

Shumë njerëz nuk kanë besim të plotë te lajmet që lexojnë a dëgjojnë në media. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, në një anketë të bërë nga Gallup në vitin 2012, u pyetën njerëzit se «sa besim» kishin në saktësinë, paanshmërinë dhe plotësinë e lajmeve të raportuara në gazeta, televizione dhe radio[23]. Nga 10 të anketuar, 6 u përgjigjën ose «jo shumë», ose «aspak». A është e justifikuar kjo mungesë besimi?

Shumë gazetarë e organizata për të cilat ata punojnë, janë shprehur se bëjnë çmos të japin lajme të sakta dhe informuese. Megjithatë, ka faktorë që ndikojnë te saktësia e tyre. Në vazhdim, le të shohim disa prej këtyre faktorëve:

Sa është rrezikuar gazetaria e mediave

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike – (preambula)[24].

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – (neni 1).

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…) – (neni 10).

Në ditën e Lirisë së Mediave është bërë publik raporti “Treguesit e Mediave” për vitin 2015 të realizuar nga Kosova 2.0, organizata “Çohu” dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë[25].

Sipas raportit 32% e të anketuarve mendojnë se liria e shprehjes është e rrezikuar nga individë nga politika, 18 % nga bizneset kurse 16% mendojnë së është e rrezikuar nga qeveria.

Ata të cilët punojnë në radio dhe televizione besojnë se garancitë ligjore në lidhje me lirinë e informacionit nuk janë zbatuar plotësisht kurse ata që punojnë në gazeta dhe portale besojnë që ato janë zbatuar.

Redaktorja e gazetës Kosova 2.0 Besa Luci tha mediat duhet që të kenë një sistem vetërregullativ dhe është shqetësues fakti se 45% e të anketuarve nuk kanë kontrata pune.

“Ma merr mendja që edhe ne që jemi gazetarë dhe redaktorë duhet të jemi edhe vetëkritikë dhe me reflektu rreth profesionit tonë dhe kushtet brenda vetë mediave po ashtu në shumë aspekte përkufizojnë profesionin e gazetarisë”[26], thotë ajo.

Sipas saj, e rëndësishme është që mediat të kenë mekanizma vetërregulluese sepse kjo do kishte ndihmuar në eliminimin e ndërhyrjeve nga ana e pronarëve mediatikë.

Në një shkallë nga 1 në 10, me 1 e pa rrezikuar fare” dhe 10 “kryesisht e rrezikuar’, vlerësimi mesatar i të anketuarve mbi rrezikimin e lirisë së shprehjes qëndron në 6,59, tregon raporti.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Zenun Pajaziti, tha se nuk është i kënaqur më shkallën e lirisë së shtypit. “Ne akoma jemi të kufizuar brenda nesh dhe duke qenë të kufizuar brenda nesh nuk mundemi t’i konsumojmë as praktikat më të mira që i kanë të tjerat sa i përket lirisë së fjalës apo të shtypit”, tha ai. Sipas tij, Kosova ka legjislacion sipas standardeve të BE-së po duhet akoma punë që të përmbushim lirinë e shtypit.

86 % e të anketuarit besojnë se ka individë që veprojnë drejtpërdrejtë ose tërthorazi në media kurse 82% besojnë kështu për partitë politike.

Nga 11 institucione sa ishin përfshirë në studim vetëm “policia” dhe “komunat” perceptohen si disi të hapura ndaj mediave kurse si institucion më së paku i hapur konsiderohet “EULEX”.

Furtuna Sheremeti e cila është konsulentë ligjore theksoi problemet e transparencës dhe veçanërisht problemin me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike[27]. ”Shumë institucione kanë shkuar aq larg sa edhe kanë krijuar pagesa të caktuara për marrjen e një  dokumenti. Në komunën e Obiliqit duhet paguar 1 euro për marrjen e një dokumenti, por nuk është vetëm kjo komunë që e përdorë këtë strategji por edhe komuna të tjera vetëm e vetëm për të larguar apo pakësuar numrin e këtyre kërkesave”, u shpreh ajo. Raporti thotë gjithashtu se mbi 62 % e të anketuarve pohojnë se ata janë kërcënuar me dhunë “deri në njëfarë niveli” dhe 22% thonë se ata janë “plotësisht” të kërcënuar.

Muhamet Hajrullahu redaktor në zyrën e BIRN-it në Kosovë pranon që mediat duhet të vetërregullohen por duhet të ketë edhe ligje të cilat mbrojnë edhe gazetarët.

“Ne nuk kemi bërë një lloj transparence të mjaftueshme sidomos nga ana e institucioneve po flas prej nivelit qeveritar, ministrive që duhet të jenë të hapura jo ndaj mediave por ndaj publikut sepse mediat të dhënat e tyre i plasojnë te publiku”, thekson ai[28].

Në raport shfaqet shqetësimi edhe për çështjet e pronësisë e sidomos të mediat online për të cilat thuhet se nuk ka asnjë informacion për stafin e tyre apo pronësinë.

Sipas Hajrullahut shqetësues mbetet fakti se te mediat online çdo kush ka mundësinë që të raportojë por “më shqetësuese është se në disa portale vërehen edhe reklamat nga institucionet qeveritare”.

Në raport janë përfshirë intervista me 175 të anketuar të cilat janë kryer në periudhën 11 shkurt-16 mars 2015.

 

INFORMATA MBI TË VËRTETËN

Dhuna ndaj gruas dhe trafiku i qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual janë fenomene , të cilat kanë prekur realisht shoqërinë shqiptare. Por në shumë raste , ky realitet shfrytëzohet për lajme sencacionale , ku i vetmi informacion që merr është se si është kapur dhe përdhunuar viktima.

Lexuesit njihen pak ose aspak me kushtet social-ekonomike , rrethanat , dhunën që ka shtyrë një vajzë drejt prostitucionit.

Gazetarët nuk duhet të jenë informues pasiv të një ngjarjeje[29]. Roli i tyre është ai i hetuesit dhe denoncuesit . Roli i tyre është zgjimi i ndërgjegjeve të fjetura , është lufta e vazhdueshme kundër këtij fenomeni .

Të informosh për një realitet të dhimbshëm do të thotë të lësh mënjanë sensacionin , por mbi të gjitha do të thotë të jesh profesionist dhe të shohësh përtej asaj që është e dukshme, që shumë herë edhe e fut gazetarin në kurth.

Pasqyrimi i një realiteti të dhimbshëm kërkon analizë e përkushtim . E vërteta nuk është e lehtë për tu thënë , aq më shumë kur ajo merret përsipër nga gazetarë jo profesionistë.

  1. ZHANRET GAZETARESKE DHE PROBLEMI I TRAFIKUT TË QËNIEVE NJERËZORE

Zhanret ndryshojnë sipas mediave dhe formës së paraqitjes së informacionit.

Gazeta

    Forma më e përdorur është ajo e lajmit. Lajmi lexohet për informacionin që jep, por e rëndësishme është edhe mënyra e përcjelljes së këtij lajmi tek lexuesi.

Shpesh vihet re se edhe kur flitet për dhunën e ushtruar ndaj viktimave ose edhe për kapje e dënim trafikantësh, informacioni për mënyrën si shkruhet e transmetohet nuk paraqet asnjë lloj interesi.

Reportazhi dhe shkrimi investigues është ai që i mungon më shumë shtypit shqiptar. Gazetari mjaftohet me njoftimin e policisë , organit gjyqësor, informacionin e marrë shpesh nga burime të ndërmjetme , por pa u përpjekur të kërkojë arsye, shkaqe, pasoja, pa kërkuar të hetojë mbi fenomenin duke marrë vetë kontakt me të, duke e prekur atë[30].

Një reportazh duhet të ketë brenda vetes shumë elementë informacioni, deklarata e dëshmi të personave të ndryshëm, përshkrim të hollësishëm të personazheve dhe të situatave.

Reportazhi duhet të jetë tërheqës në saje të detajeve të kapura. Reportazhi por edhe informacioni për të qenë lajm duhet të ketë mbi të gjitha një thelb e interes “ njerëzor “[31].

Edhe ky interes “njerëzor” kalon para së gjithash nga objektiviteti i të shkruarit të lajmit. Nga vërtetësia e tij.

  1. BURIMET E INFORMACIONIT

Në shumicën e rasteve , burimet e përdorura në shtypin shqiptar janë burime zyrtare, kryesisht policie dhe diku-diku drejtësie. Në shumicën e rasteve burimi nuk citohet. Vajzat e trafikuara apo edhe ato vajza që gazetari i etikon prostituta, nuk përbëjnë, pothuajse fare burim informacioni[32].

Gazetari i Rubrikës së zezë në Shqipëri duket se është më fatlumi. Komunikatat për vrasje, përdhunime, ndalime të shkruara nga zëdhënësit, duket se nuk mungojnë. Por, nuk duhet të ndodhë kështu. Lajmi kërkon analizë. Analiza kërkon të kontaktosh me disa burime[33]. Trafiku i qënieve njerëzore, viktimat e tij kërkojnë një informacion më të plotë më të përgjegjshëm. Shoqëria gjithashtu.

Burimet duhet të jenë të shumta dhe jo vetëm një siç ndodh rëndom. Informacioni i parë apo burimi i parë duhet të jetë veç një shtysë për të kërkuar më tej.

  1. LEKSIKU

Termat e përdorura japin një ide më të qartë se si gazetari interpreton faktet. Fjalët, përcaktimet, intesiteti i foljeve, mbiemrave, ndajfoljeve përmbajnë në vetvehte një ngarkesë të madhe emocionale e mund të shndërohet lehtësisht në gjykime, duke prekur shpesh edhe objektivitetin e pasqyrimit[34].

Kështu ndodh në mjaft shkrime ku mbiemrat përcaktorë të përdorur me shumicë për efekte herë sencacionale, herë nga vetë padija një viktimë të dhunës e kthejnë dhe e bëjnë “ prostitutë”. Abuzimi me imazhe të tjera steriotipe dhe përshkrime banale e deri perverse e kthen këtë viktimë në objekt poshtërimi, fyerje, refuzimi nga ana e gjithë shoqërisë, nga e cila ajo kërkon ndihmë.

Në këtë rast, gjuha e përdorur, fjalori i saj vulgar, nuk i korrespondon aspak realitetit, përkundrazi e largon lexuesin nga ky realitet. Imazhi që i jepet atij është një imazh i deformuar, për një të ashtuquajtur “Prostitutë”.

Duket se gazetari nuk është në gjëndje edhe vetë të dallojë ndryshimet semantike që kanë fjalët “ prostitucion”, “përdhunim”, “trafik”,“prostitucion i detyruar”, “prostitucion me dëshirë”, “ liri seksuale”, “dëshirë”[35]. E më pas, mbi bazën e padijes së tij, (nuk përjashtohet që kjo “padije” të jetë edhe e qëllimshme) informacioni që transmetohet ngrihet mbi të pavërteta. E vërteta deformohet. Mesazhi i transmetuar është i rremë.

  1. FAQOSJA E LAJMIT

Faqosja e një lajmi në gazetë është domethënës dhe zbulon rëndësinë që ky organ i kushton informacionit që do t’i përcillet lexuesit. Faqosja kushtëzon gjithashtu edhe redaktimin e lajmit.

Në shtypin shqiptar lajmi i parë është vetëm politika. [36]Trafikimi i qënieve njerëzore sidomos kur dhuna e ushtruar, nuk shkon deri në vrasje, zë diku diçka nga faqet e fundit të gazetave, në një rubrikë sociale, ku gazetarit i duket e tepërt edhe firmosja e shkrimit të tij meqë bëhet fjalë sipas kryeredaktorit për një problem rutinë, për të cilin është shkruar shpesh, paçka se nuk është thënë asgjë.

Trafikimi i qënieve njerëzore, duhet të përbëjë një lajm, po aq të rëndësishëm sa edhe politika. Interesi për këtë lajm është i madh, po kështu duhet të jetë edhe reagimi i vetë gazetarëve e i gjithë shoqërisë për t’a ndaluar atë. Vetëm kjo mënyrë pasqyrimi mund të ketë një impakt direkt mbi fenomenin.

Trafikimi i qënieve njerëzore nuk mund të shihet si një raportim i thjeshtë faktesh për “prostituta e trafikantë”, “për motele e përdhunime”, “ për policë, gjykatës e trafikantë”, “ për larje hesapesh midis bandash mafioze për të kontrolluar tregun e prostitucionit”[37].

Trafikimi i qënieve njerëzore është një shkelje e hapur e të drejtave njerëzore. Është një padrejtësi, një skllavëri moderne, ku njeriu mund të shitet e të blihet pa pasur të drejtën e mbrojtjes. Ky fakt përbën thelbin e problemit, i cili duhet të cysë edhe interesin mediatik.

  1. PROTAGONISTËT E INFORMACIONIT

Disa çështje janë veçanërisht të ndjeshme për karakterin e tyre, si dhe për domethënien sociale që ato mbartin. Femrat në përgjithësi nuk kanë qenë një objekt interesi për median, përveç rasteve kur ato janë parë thjesht si objekt i një bukurie të jashtme apo një sencacioni. Tradicionalisht, në qendër të interesit e problemeve janë vënë meshkujt. Përkrah tyre, gruaja është bërë si një personazh anekdotik apo thjesht si një instrument i dorës së dytë.

Gazetarët kanë akoma vështirësi kur i duhet të trajtojnë “problemet e grave” e nuk arrijnë të shkëputen lehtë nga steriotipet e krijuara deri më tani.

-Gruaja në politikë, në art, kulturë, në bisnes….vazhdon të mbetet një fakt i veçantë.

-Gruaja, jeta e së cilës është pasojë e një vendimi individual, por edhe e një drame, e një tragjedie e një skandali e një dhune[38]. Ky është një fakt sencacional…dhe e vetmja përgjegjëse është gruaja.

Historitë me prostituta nuk mund të jenë më tërheqëse se sa ato për një nënë, për një vajzë që kërkon të jetojë, kërkon të mposhtë varfërinë e saj me dinjitet. Edhe kur flitet për viktimën, ajo nuk mund të shihet thjesht si një subjekt. Gratë qofshin këto viktima të dhunës apo edhe pre e zgjedhjes së tyre, në asnjë rst, nuk mund të trajtohen si personazhe imagjinare, apo si kukulla me të cilat mund të luash a mund të realizosh një film vizatimor me ose pa ngjyra[39].

Prostitucioni është një realitet social i egër, çnjerëzor. Protagoniste të tij janë mijra gra, fëmijë që detyrohen të provojnë çdo ditë poshtërimin, dhunën. Ky personazh duhet të jetë protagonist i informacionit, ky personazh duhet të flasë, duhet të flasë për t’i përcjellë shoqërisë mesazhin.

  1. PËRMBAJTJA
  2. a) Teksti

Siç është theksuar edhe më lart përmbajtja e informacionit në shumicën e rasteve është tendencioze. I mungon koherenca e brendshme dhe interesi. Informacioni është i njohur, i përsëritur. Përmbajtja nuk përqëndrohet tek problemi. Problemi nuk analizohet në thellësi. Gazetari preferon të rrijë në “sipërfaqe”. Sipërfaqja-që përbën edhe anën komerciale të problemit shihet si mjet e qëllim i shitjes së lajmit[40].

Informacion i “ paanshëm”: tregohen disa fakte, botohet një komunikatë…asnjë koment asnjë gjykim e vlerësim. Këto lajme nga ana e rëndësisë së problemit kanë shumë pak interes nga pikëpamja humane.

Përsa i përket anës gazetareske kjo mënyrë të shkruari për fenomene të mprehta sociale, ka ngjallur diskutime të shumta.

Ngjarjet thuajse janë të njëjta, personazhet po ashtu, të panjohur, krejtësisht anonim dhe lexuesi nuk ka pse të ndalet. Ai kalon në faqen tjetër për të kërkuar diçka që i intereson.

Reportazhi: nuk duhet të jetë asnjëherë artikull opinionesh. Reportazhit nuk mund t’i mungojë objektiviteti. Imazhi duhet të jetë real. Protagonistët e tij gjithashtu. Njerëz prej mishi e kocke, njerëz me fate e mëkatet e tyre. Jetë reale e parë në brendësi e jo objekt spekullimi e deklaratash moraliste. Banalizimet, vulgariteti i paraqitjes së problemit janë larg një shtypi të përgjegjshëm, janë larg misionit që duhet të realizojë ai[41].

  1. b) Fotografitë

Fotografia është pjesë e rëndësishme e shkrimit. Ajo ndihmon në pasqyrimin e plotë të lajmit, është pjesë e domosdoshme e tij. Ajo përmban një informacion viziv dhe si e tillë edhe një mesazh. Fotografia tërheq lexuesin dhe e çon atë drejt leximit të shkrimit.

Zgjedhja e botimit përmban në vetvehte edhe  një gjykim vlerash duke implikuar kështu edhe vetë botuesit e saj.

Ai që duhet treguar është agresori[42]. Fytyra e tij duhet bërë publike e jo siç ndodh shpesh në shtypin shqiptar kur foto të shkëputura nga revista të huaja skandali, vendosen e përsëriten nga shkrimi në shkrim duke fiksuar vetëm vajza gjysëm të zhveshura, të kapura nga fotografi diku në ndonjë klub.

  1. PROSTITUCIONI, TRAFIKU I GRAVE E VAJZAVE ME QËLLIM SHFRYTËZIMIN SEKSUAL DHE ROLI I MEDIAS

Media duhet të jetë e përgjegjëshme, influenca e saj në shoqëri është e padiskutueshme. Ajo krijon opinione, por roli i saj nuk është të dezinformojë. Media duhet t’i shërbejë një qëllimi e ky qëllim duhet të verë në lëvizje shoqërinë, politikën, mendimin njerëzor. Roli i saj nuk është vetëm të informojë: roli i saj është të denoncojë, paralajmërojë, të nxisë mendimin dhe debatin.

Shtypi i shkruar duhet të jetë një instrument për të denoncuar e informuar. Media nuk duhet dhe nuk mund të jetë një suport publicitar apo thjesht një zëdhënës propagandistik i grupeve të caktuara[43]. Ajo duhet të thithë opinionin publik, t’a bëjë atë të interesuar për problemet sociale njerëzore duke i dhënë lexuesit informacione të vërteta me synim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e sistemit të lëvizjes.

Media duhet t’i japë problemit të trafikut të qënieve njerëzore rëndësinë që i takon. Ajo nuk duhet të banalizojë dhunën ndaj viktimave të pambrojtura. Ajo duhet të tregojë se bëhet fjalë për një problem social, kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Për një skllavëri të patolerueshme, të papranueshme, për një shkelje të të drejtave më themelore të njeriut[44].

Në qendër të informimit, media duhet të vendosë protagonistët realë: viktimat e trafikut duke lënë mënjanë çdo gjë sencacionale dhe manipulim. Mbrojtja e viktimave tejshkon çdo lloj interesi, ekonomik a thjesht publicitar.

Gjuha e përdorur nuk duhet të jetë sensacionale. Ajo duhet të jetë e qartë, konçize, pa ambiguitet[45]. Titujt, duhet t’i përgjigjen realitetit, të vërtetës, brenda respektit të çdo kriteri etik.

Media duhet të luajë rol promotor në ndryshimin e qëndrimeve, mentalitetit që ekziston në trajtimin e problemit të prostitucionit e trafikut të qënieve njerëzore: çdo qënie njerëzore që shfrytëzon seksualisht dhe ushtron dhunë ndaj një qënie tjetër njerëzore meriton të denoncohet e të dënohet nga e gjithë shoqëria[46]. Viktima meriton të mbrohet e të integrohet në shoqëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfundime

  • Dhuna ndaj gruas dhe trafiku i qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual janë fenomene , të cilat kanë prekur realisht shoqërinë shqiptare.
  • Forma më e përdorur është ajo e lajmit. Lajmi lexohet për informacionin që jep , por e rëndësishme është edhe mënyra e përcjelljes së këtij lajmi tek lexuesi.
  • Në shumicën e rasteve , burimet e përdorura në shtypin shqiptar janë burime zyrtare, kryesisht policie dhe diku-diku drejtësie.
  • Trafikimi i qënieve njerëzore është një shkelje e hapur e të drejtave njerëzore. Është një padrejtësi, një skllavëri moderne, ku njeriu mund të shitet e të blihet pa pasur të drejtën e mbrojtjes.
  • Siç është theksuar edhe më lart përmbajtja e informacionit në shumicën e rasteve është tendencioze. I mungon koherenca e brendshme dhe interesi.

Informacioni është i njohur, i përsëritur. Përmbajtja nuk përqëndrohet tek problemi.

  • Informacion i “ paanshëm”: tregohen disa fakte, botohet një komunikatë… asnjë koment asnjë gjykim e vlerësim. Këto lajme nga ana e rëndësisë së problemit kanë shumë pak interes nga pikëpamja humane.
  • Media duhet të jetë e përgjegjshme, influenca e saj në shoqëri është e padiskutueshme. Media krijon opinione, por roli i medias nuk është të dezinformojë.

Literatura:

 

  1. Geneva Overholser, në forumin e CCJ në Mineapolis, 22 tetor 1998.

  1. Tucididi, Lufta e Peloponezit, libri I, 23, 2-3, Einaudi-Gallimard, Torino, 1996,
  2. Reid Mc Cluggage,teksti fliste për drejtorët e gazetave rajonale: “lajmet përfundojnë në faqe të parë pa u bërë verifikimete duhura”, Associatet Press, APME President Urges Editors to Challenge Stories for Accuracy, 15 tetor 1998
  3. Amanda Bennett, e intervistuar nga Rrosenstiel,13 prill 2000
  4. Sandra Rowe, e intervistuar nga Rosenstiel,13 prill 2000
  5. Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, 2016, http:/znm.org.mk,

  1. http://verifikimiifakteve.mk/

  1. http://kallxo.com/liria-e-medias-e-rrezikuar-nga-cdo-ane/

[1]  William Damon në komitetin drejtues të Comittee of Concerned Journalists, 12 shkurt 1999

[2] Geneva Overholser, në forumin e CCJ në Mineapolis, 22 tetor 1998

[3] Robert Parry , He’s No Pinochio , “Washington Monthly”, Prill

[4] Phil Meyer, në forumin e CCJ në St. Petersburg, Florida, 26 shkurt 1998

[5] Norman Sims ( nën kujdesin e), The Literary Jornalists, Ballatine Books, New York, 1984,f. 15.

[6]  Tom  Goldstein ( nën kujdesin e), Killing the Messenger, Columbia Universsity Press, New York 1989,f. 247

[7] Walter Lippmann, Public Opinion, The Free Press, New York 1965, f. 226

[8] Jay Matthews, i intervistuar nga Dante Chinni,12 shtator 2000

[9]  Felicity Barringer, Davide Firestone, On Torturous Route, Sexual Assault Accusation Against Cliton Resurfaaces, “New York Times”, 24 shkurt 1999

[10]  Reid Mc Cluggage,teksti fliste për drejtorëte gazetave rajonale: “lajmet përfundojnë në faqe të parë pa u bërë verifikimete duhura”, Associatet Press, APME President Urges Editors to Challenge Stories for Accuracy, 15 tetor 1998

[11] Amanda Bennett, e intervistuar nga Rrosenstiel,13 prill 2000

[12] Sandra Rowe, e intervistuar nga Rosenstiel,13 prill 2000

[13]  Amanda Bennnett, e intervistuar nga Rosenstiel, 13 prill 2000

[14]  Carol Marin, Fjalim i mbajtur në CCJ në Çikago, 6 nëntor 1997

[15] Tucididi, Lufta e Peloponezit, libri I, 23, 2-3, Einaudi-Gallimard, Torino, 1996, f.29

[16] WalterLippmann, Liberty and the News, Transaction Publishers, NewBrunswck N,J)-London 1995, f.58

[17] Po aty

[18] Tucididi, Lufta e Peloponezit, libri I, 23, 2-3, Einaudi-Gallimard, Torino, 1996, f.29

[19] Geneva Overholser, në forumin e CCJ në Mineapolis, 22 tetor 1998.

[20] Tucididi, Lufta e Peloponezit, libri I, 23, 2-3, Einaudi-Gallimard, Torino, 1996, f.29

[21] http://verifikimiifakteve.mk/

[22] Po aty

[23] http://verifikimiifakteve.mk/

[24] http://verifikimiifakteve.mk/

[25] http://kallxo.com/liria-e-medias-e-rrezikuar-nga-cdo-ane/

[26] http://kallxo.com/liria-e-medias-e-rrezikuar-nga-cdo-ane/

[27] http://kallxo.com/liria-e-medias-e-rrezikuar-nga-cdo-ane/

[28] http://kallxo.com/liria-e-medias-e-rrezikuar-nga-cdo-ane/

[29] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[30] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[31] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[32] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[33] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[34] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[35] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[36] http://verifikimiifakteve.mk/

[37] Po aty

[38] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[39] http://verifikimiifakteve.mk/

[40] http://verifikimiifakteve.mk/

[41] Po aty

[42] http://verifikimiifakteve.mk/

[43] Manual i gazetarëve për ndjekjen e zgjedhjeve, (Aspekte estetike dhe juridike), Konrad Adenauer Stiffung, http:/znm.org.mk,

[44] http://verifikimiifakteve.mk/

[45] http://verifikimiifakteve.mk/

[46] http://verifikimiifakteve.mk/

 

Share: