Home KRYESORE Dëshmia e nënës së 15-vjeçares së vrarë në Ksamil: Nuk e vrau...

Dëshmia e nënës së 15-vjeçares së vrarë në Ksamil: Nuk e vrau Ermali por djali i një politikani

Enigmë ka vdekja e 15-vjecares ruse në Ksamil. Në një rrëfim të rëndë nga ana emocionale, mamaja e adoleshentes ruse, Tatiana Kulagina ka deklaruar në policinë e Sarandës, atë që ka parë ditën kur e bija vdiq në ujërat e qytetit bregdetar.

Mësohet se zonja ka thënë se ka parë një skaf të kalonte pranë vendit ku vajza po notonte. Mbi këtë skaf të dyshuar, policia ka arrestuar Ermal Fetaj si pronar por edhe si i dyshuar kryesor për tragjedinë.

Portali JOQ, sjell një tjetër element të rëndësishëm në këtë ngjarje, ku shkruan se pas vrasjes së adoleshentës qëndron djali i një deputeti shqiptar por pa dhënë informacion se për kë bëhet fjalë. Sipas tij vajza është goditur nga një jetski, e që mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.

“Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është zhdukur në sekondë. Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”,-rrëfen më tej qytetari.

Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej./360grade.al

Share: