Home KRYESORE Digjet me benzin makina e policit në Lezhë

Digjet me benzin makina e policit në Lezhë

Digjet makina e një efektivi të policisë në Lezhë. Mësohet se një ditë më parë në vendin e quajtur Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë. Më tej, ata i kanë hedhur benzin makinës, ku për pasojë është djegur vetëm sedijla pas dhe tapiceria.

Njoftimi i Policisë:

Lezhe, digjet automjeti i efektivite te policise rrugore. Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë.

Share: