Home KRYESORE Doni Lotarinë Amerikane? Njoftimi i rëndësishëm nga ambasada e SHBA

Doni Lotarinë Amerikane? Njoftimi i rëndësishëm nga ambasada e SHBA

Nisur nga interesi i madh i shqiptarëve për Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton gjithë të interesuarit të mos i besojnë askujt që i garanton përzgjedhjen.

Ambasada thekson se përzgjedhja bëhet në SHBA dhe është krejt e rastësishme.

Postimi i Ambasadës

A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme? Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program.

Kujdes nga mashtrimet!

Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë. Për më shumë informacion, mund të klikoni këtu https://al.usembassy.gov/…/…/diversity-visa/beëare-of-scams/.

Dhe përgjatë javës, ju lutemi mos hezitoni të na dërgoni të gjitha pyetjet që keni mbi Programin e Lotarisë Amerikane (Vizave të Shumëllojshmërisë)!

Share: