Home KRYESORE EDHE TI ? Nga Inis Kazanxhi Jorgo

EDHE TI ? Nga Inis Kazanxhi Jorgo

…desha të kuptoj se çfarë po ndodhte, u përqëndrova e atje tej, midis njerëzve dallova një trup të shtrirë për tokë. Njerzit që afroheshin pranë tij sikur mbërtheheshin nga heshtja! Mendova se nuk duhet ta shihja, gjunjët m’u drodhën por edhe shpirti…Në nje lloj mënyre, edhe unë kisha shtagur për pak çaste mbi vijat e bardha edhe pse semafori im tashmë ishte me shenjën e kuqe…

Inis Kazanxhi Jorgo

As courtesy Inis Kazanxhi Jorgo
Toronto, 11 korrik, 2017

Ishte një nga ato pasdite të zakonshme të cilat përveçse të shtyjnë të shkosh në shtëpi, s’bejne dot asgje tjeter. Ngarkesa e ditës më qëndronte mbi supe. Zbrita nga treni dhe nisa të ecë në rrugën plot me njerëz indiferentë që, duket sikur veçse vrapojnë. Janë ato lloj rrugësh, ku nëse do të shohësh dikë duke ecur normalisht, mendon që ka diçka qe nuk shkon. Në drejtimin ku ecja, vura re se njerëzit megjithëse nxitonin, diku pranë një ndërtese e ngadalësonin paksa hapin. E bënin këtë vetëm për një çast për të rifilluar monotoninë e vrapit të tyre.

Desha të kuptoj se çfarë po ndodhte, u përqëndrova e atje tej, midis njerëzve dallova një trup të shtrirë për tokë. Njerzit që afroheshin pranë tij sikur mbërtheheshin nga heshtja! Mendova se nuk duhet ta shihja, gjunjët m’u drodhën por edhe shpirti…Në nje lloj mënyre, edhe unë kisha shtagur për pak çaste mbi vijat e bardha edhe pse semafori im tashmë ishte me shenjën e kuqe.

Fatmirësisht, turma “vrapuese” më morri përpara dhe ashtu si vala të nxjerr në breg, u gjenda pranë trotuarit ku rrinte i shtrirë një djalosh rreth të 20-ve.

Rrotull tij rrinin grumbullnjerëz. Dikush e shihte me kërsheri, dikush me qortimin stamposur mbi fytyren cinike e kritizere, dikush me dhimbje e dikush tjetër, indifferent pa asnje emocion të lexueshëm. Shumica tyre, e shihin për pak çaste dhe më pas, kujtoheshin të vazhdonin vrapin e tyre të ftohtë! Per faktin që një palë vinin e të tjerët iknin, turma rrotull djalit as nuk zmadhohej e as zvogëlohej. Çfarë i mbante këta njerëz aty, çfarë të ishte e tëra kjo? Dhemshuri, dëshirë për të ndihmuar apo vetëm Kuriozitet dhe indiferencë ? Pak nga gjithshka, përftuar nga pikatorja e shpirtit të seicilit! Gjithsesi, ky rreth i vogel, nuk më lejonte të shihja më përtej.

Nga turma guxoi t’ë afrohej një afrikan me nje kapele tipike ku dominonin ngjyrat vishnje e jeshile … Për një çast u hutova pas atyre ngjyrave të gëzuara të cilat ishin kombinimi më i papërshtatshëm me djalin e shtrirë. Arrita të fiksoj në ato pak sekonda, atë punim duar-artë që indiferent i rrinte mbi krye. Afrikani s’u kuptua në se u prek nga pamja e djaloshit por, u ul në gjunjë e kërkonte të kuptonte nëse ai merrte fryme..U perkul aq shume prane tij, sa floket tërë dredhëza e plot kapse të vogla druri arritën pothuaj fytyrën e djaloshit që ende i mbante frikshëm sytë të mbyllur. Pasi e kqyri me kujdesin e një mjeku, edhe pse s’kishte asnjë lidhje me atë profesion, afrikani i hollë u ngrit e pa ndonjë shprehje në fytyrë, çau rrethin e njerëzve dhe u largua

Njërëzit vazhdonin ta shihin e të tundin kokat…dukej gjithshka e pafuqishme ndaj asaj situate. Mendova se çdo lloj “gjykimi” në këtë situate ishte jo human, tani kryesorja ishte që ky djalë të ndihmohej.

Ndërkohe para këmbëve të mia, heshturazi, dhe me një kompetencë për zili, u duk një meso-burrë, i veshur plot shije, i kujdesshem ndaj çdo hollësie të aparencës; prej tij shpërndahej aroma e një parfumi të shtrenjtë. Të jepte përshtypjen se sapo kishte lënë një sallon berberi. I hekurosur në perfeksion ai la në tokë çantën e tij prej lekure dhe pati kujdes që tufën me lule të cilën e mbante në dorën tjetër, ta vendosi mbi cçantë, duke i kqyrur paksa gjatë lulet se mos anoheshin e binin në trotuar. Mendova se si e shoqja, që mbase mund të kishte ditëlindjen atë ditë, kishte filluar të nervozohej nga vonesa e tij…Mendova po ashtu, se si ai do justifikohej kënaqshëm duke ja përmendur gjestin e tij human e se si kjo hije mërzitje mes tyre do tretej menjehere…. U shkunda nga tërë imagjianata ime e çastit duke e sharë veten pasi nuk ishte aspak momenti për të tilla meditime. Zyrtari ishte i përllogaritur jo vetëm në shijen e veshjes por në çdo veprim të tij..,. Kombinimi perfekt i ngjyrës së pantallonave me atë të vijave të këmishës ishte një provë e mëtejeshme për këtë… Pasi u përkul mbi djalin – duke mos harruar të përvishte paksa pantallonen që mos t’i bente me pluhur – u duk sikur e shkriu disi momentin e tensionuar ku grumbulli i njerëzve kishte mbajtur frymen. I kombinuari deri ne mani, arriti të kuptojë që djali kishte puls dhe këte e tha me zë aq të ulët e i rezervuar a thua se po thoshte të kundërtën. U ndje që ai e kish përfunduar detyën e tij…kur turma pasoi me nje “ hffffffffffff” kolektive e me lëvizje kokash. Zyrtari, morri me kujdes lulet, çantën, pa harruar të pyeste nëse ishte lajmëruar ndihma e shpejtë. Nuk pati aspak nevojë të kërkonte t’i hapej rruga. Njerëzit tashmë, ishin mënjanuar për ti lënë atij vend të shkonte….

Vijon në numrin tjetër…

Botohet për herë të parë në Klarabudapost.com në serinë Albanian Courage Mothers.

Share: