Home Gjeo-Ekonomia Filluan problemet per “Bilbil frryresit” ne kompanite e medha te biznesit! Neranxi...

Filluan problemet per “Bilbil frryresit” ne kompanite e medha te biznesit! Neranxi do i drejtohet gjykates.

Tashme ka hyre ne fuqi ligji per “Bilbil Frryresit” ose personat qe kompanite me me shume se 100 te punesuar, duhet ti emerojne dhe paguajne per ‘te spiunuar’ veten e tyre tek administrata publike. Duket se perplasja e pare qe po behet publike ka te beje me Kompanine Neranxi e cila ka hasur veshtiresi tek punonjesit e saj per te pranuar nje detyre te tille.

Sic behet me dije me shenimin per shtyp te kesaj kompanie qe po e publikojme te plote dhe e cila eshte gjobitur direkt, puna do shkoje ne Gjykate.

Kompania Neranxi drejtohet nga ish deputeti Nikollaq Neranxi qe eshte njekohesisht edhe kryetari i Shoqates Per Mbrojtjen e Tregut dhe Tregetareve ne Shqiperi dhe qe njihet per betejet e tij ligjore te fituara kunder taksave arbitrare.

Ja shenimi i plote i Kompanise Neranxi:

Lufta e shtetit me “Kompanine Neranxi” sapo ka filluar!

Ky shtet nuk do qe ne te punojme, ky shtet do qe te spiunojme, si ne komunizem.

Pasi u njohem me udhezimin e ri te ILDKPI, Sipas ligjit nr 60/2016 “Per sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, date 02.06.2016 ku subjekti privat detyrohet qe nga data 1 Korrik 2017 te caktonte njesine pergjegjese e cila rregjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimiet sipas ligjit, deri ne dt 15.07.2017. Kompania Neranxi nepermjet nje shkrese zyrtare dt 14.07.2017 beri me dije ILDKPI-ne se asnje nga punonjesit tane, si nga ata qe permbushin kushtet qofte dhe ata qe nuk i permbushin keto kushte, nuk pranon qe te marre pozicionin e perfaqesuesit te njesise pergjegjese. Gjithashtu nepermjet kesaj shkrese jemi lutur per informacion te metejshem si duhet te procedojme ne te tilla raste me qellim qe te permbushim detyrimin ligjor.

Dhe e dini cila ishte pergjigja nga ILDKPKI ?

Sigurisht GJOBE, me 1 milion leke!!
Gjobe, sepse ky, eshte Shteti i Gjobave qe ka ngritur Perandorine e vet duke vjedhur Biznesin e Ndershem me Vjedhje te Ligjshme. Mjafton qe gjoben ta shoqeroje me nje nen apo ligj te shpikur aty per aty gjithmone ne fuknsion te vjedhjes.

Ky eshte Shteti qe NUK DUAM!

Kjo Qeveri Hajdute do patjeter te na largoje nga ky vend, por ne nuk do te heqim dore, me ILDKPI do te shihemi ne gjyq, si me cdo institucion hajdut te zyrtarizuar qe grabit biznesin e ndershem!

Share: