Home KRYESORE Gjykata kroate: Ballist Morina ekstradohet në Serbi

Gjykata kroate: Ballist Morina ekstradohet në Serbi

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

Nga informacionet e fundit që qarkullojnë në disa media, Morina ka dalë tri ditë më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut.

Togat e zeza kroate kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga Serbia lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

Morina hyri ne memorien e shqiptareve dhe serbeve pikerisht per kete akti i cili e beri te famshem. Ai duket qartazi qe i perket nje shtrese kulturore te ulet, por qe me kete akt cilesuar nga shumica patriotik, ai do te mbahet mend gjate.

Nuk eshte cudi qe ne Serbi autoritet atje ta vleresojne me shume se ne Shqiperi dhe sigurisht me qellimin kryesor per cvleresuar aktin qe ai ka bere dhe qe ata i tremb. Ne Shqiperi duket se akti te tilla nuk vleresohen sa duhet.

Share: