Home KRYESORE Itali, 17 vjeçari shqiptar goditet me thikë në gjoks për…

Itali, 17 vjeçari shqiptar goditet me thikë në gjoks për…

Një 17 vjeçar me origjinë shqiptare duke luftuar me vdekjen, pasi u godit me thikë në gjok nga një djalë tjetër jo shumë vite më i madh se ai.

Ngjarja ka ndodhur në Stradella të Pavias në Itali dhe sipas “Corriere”, motivi ka qenë një vajzë.

Të rinjtë janë grindur për herë të parë të dielën në mbrëmje në një disko, ndërsa të hënën pasdite (3 korrik), ata janë takuar përsëri në një park për t’u sqaruar.

Në zënkë e sipër, 19 vjeçari italian Simone Maddaluno, e ka goditur atë në gjoks. I riu shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në gjendje kritike në spital.

Gazeta shkruan se vajza u pëlqente të dy djemve dhe kjo ishte arsye e sherrit midis tyre.

Banorët lokalë të alarmuar nga britmat, dolën dhe kërkuan menjëherë ndihmë në policie.

Mjekët e spitalit “San Matteo” në Pavia kanë kryer një operacion të madh në përpjekje për të shpëtuar jetën e adoleshentit me origjinë shqiptare.

19 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor nën akuzën e tentativës së vrasje./lapsi.al

Share: