Home KRYESORE Itali, arrestohen për shpërndarje droge dy vëllezër dhe një vajzë shqiptare (Emrat)

Itali, arrestohen për shpërndarje droge dy vëllezër dhe një vajzë shqiptare (Emrat)

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në San Marcellino, në provincën e Casertas pranë Napolit.

Karabinierët kanë arrestuar në flagrancë për shpërndarje droge 31-vjeçarin Florian Crroj; Albert Crroj, 27 vjeç dhe Anisa Elmazaj 27 vjeçe.

Fillimisht është ndaluar Florian Crroj, i cili udhëtonte me një makinë “Opel Astra” në pronësi të një 32-vjeçari italian. Atij i është gjetur 115 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë, e ndarë në doza.

Pas kontrollit në banesën ku jetonte me vëllai Albert Crroj dhe Anisa Elmazaj karabinierët kanë gjetur edhe 135 gram marijuanë të ndarë në 4 zarfa dhe rreth 4 mijë euro të prerjeve të ndryshme, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i shpërndarjes.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Santa Maria Capua Vetere dhe Pozzuoli.

Share: