Home KRYESORE Ivica Daçiç zbut tonet: S’mund të kemi gjithmonë konflikt me Kosovën

Ivica Daçiç zbut tonet: S’mund të kemi gjithmonë konflikt me Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë në zgjidhje të qëndrueshme për problemet që i kanë.
Ai ka shprehur besimin se dy palët mund të arrijnë tek një konsensus, transmeton lajmi.net.

“Duhet të gjejmë arsyen pse ka konflikte dhe të zgjedhim problemin, apo të lejojmë që konflikti të jetë gjithmonë i pranishëm”, tha ministri serb.

I pyetur në lidhje me dialogun e brendshëm për Kosovën, ai ka thënë se tani kohët kanë ndryshuar, dhe duhet kërkuar një zgjidhje e qëndrueshme.

“Serbia është e nevojshme të zotëroj miq, dhe nuk dëshiron të bëj diçka kundër interesave të njerëzve të tjerë”, shtoi Daçic.

Ai ka theksuar se beson që mund të ketë një konsensus ndërmjet palëve, për të biseduar dhe për të dhënë mendimin e tyre.

“Pikëpamjet e mia janë të qarta dhe të njohura për të gjithë”, ka përfunduar Ivica Daçic.

Share: