Home KRYESORE Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH?!

Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në SHISH?!

Drejtori i Përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Dritan Tota dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.

Ai e ka denoncuar vetë kërcënimin në Prokurori , m emotivin “Kanosje për shkak të detyrës”.

Drejtori i Përgjimeve në SHISH ka marrë një mesazh nga një numër kosovar dhe ka kërkuar mbrojtje nga shteti, raporton GSH.

Dritan Tota është emëruar drejtor i Përgjimeve në vitin 2013.

Ai ka eksperiencë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Dyshohet se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është arrestimi i katër personave të dyshuar për sulme terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael. /Lapsi.al

Share: