Home KRYESORE Ksamil, Video/ Alarmohen pushuesit, derdhen në det ujërat e zeza

Ksamil, Video/ Alarmohen pushuesit, derdhen në det ujërat e zeza

Pushuesit e Ksamilit ditën e sotme janë përballur me një surprizë aspak të këndshme.  Një tubacion i ujërave të zeza ka plasur dhe ato po derdhen të gjitha në det.

Siç duket edhe nga pamjet deti ka marrë komplet një ngjyrë tjetër. Ndërsa pushuesit janë larguar të shqetësuar nga ajo që ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda”. Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet./lapsi.al

Plasin ujërat e zeza në Ksamil by lapsi-al

 

Share: