Home KRYESORE Lapsi.al: Selami shpreson tek Berisha. Naiv apo në rrol?

Lapsi.al: Selami shpreson tek Berisha. Naiv apo në rrol?

Sa herë që hap gojën Eduard Selami, nuk nguron të çudisë. Pasi vazhdon të besojë me këmbëngulje se gara në PD është e rregullt, madje se ai edhe mund ta fitojë, sot ai ka lëshuar një perlë tjetër.

“Berisha më ka garantuar neutralitet” ka thënë ai në një intervistë për “Panorama” ku flet mes të tjerash edhe për raportin që ka me ish kryetarin. Më tej ai ka vazhduar të flasë për rolin që do të ketë doktori në PD-në e drejtuar prej tij:

“Patjetër që do të kem një bashkëpunim me z.Berisha. Por jo si bashkëpunimi i tanishëm që është një hije e zbehtë, duke marrë anët më negative të tij, siç është autoritarizmi që ka marrë z. Basha. Por siç jemi ne Parti Demokratike, parti e vlerave dhe trashëgimisë, edhe unë do të marr anën më të mirë të z. Berisha”.

Kur dëgjon këto fjalë, kur shikon Selamin të pretendojë garë të rregullt dhe rrol asnjëanës të Berishës çdo njeri që e njeh PD-në pyet veten, a mos është naiv, apo është thjeshtë në rrol ish kreu i PD-së në vitet ’90?(Lexo shkrimin poshtë) Kjo pyetje ende nuk ka përgjigje…(Lapsi.al)

Share: