Home KRYESORE Lëvizje në kabinetet e ministrave teknikë…

Lëvizje në kabinetet e ministrave teknikë…

Dy këshilltarë të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj kanë dhënë dorëqejen ditën e sotme. Mësohet se ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari, dhe arsyeja pse kanë dhënë dorëheqjen është pasi tashmë, detyra e tyre “de facto” ka përfunduar, dhe mund të angazhohen në aktivitetet e tyre personale.

Këto janë largimet e para nga institucionet e drejtuara nga ministrat e teknikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Deri tani, as zv.kryeministrja teknike, dhe as 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike nuk janë larguar nga detyra. Thuhet se javen tjeter ata do te japin doreheqjen, nderkohe qe flitet qe skema e qeverisjes Rama – Basha mund te vazhdoje edhe ne shtator…

Share: