Home I pakategorizuar Ministrja e Inovacionit: Shkurtime dhe ristrukturim të administratës në mandatin e dytë

Ministrja e Inovacionit: Shkurtime dhe ristrukturim të administratës në mandatin e dytë

KOMISIONI I INTEGRIMIT - Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike, Milena Harito, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit Parlamentar te Integrimit, ku ka raportuar ne lidhje me shkarkimet ne administrate.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se si do të ristrukturohet administrata në mandatin e dytë të qeverisjes “Rama”. Sipas saj, fillimisht do të ketë një vlerësim të punonjësve të administratës, i cili do të bazohet në performancën e çdo institucioni. Çdo punonjës do të vlerësohet mbi bazën e dosjes së tij profesionale dhe të performancës në vijimësi. Këtë do ta ketë në dorë çdo drejtues i secilit prej institucioneve.

“Është fakt që qytetarët shqiptarë nuk marrin lehtësisht të drejtat dhe shërbimet që u takojnë nga administrata që paguajnë. Për këtë arsye, ristrukturimi dhe rritja e performancës së administratës është domosdoshmëri, për të krijuar kushtet e nevojshme për një administratë efikase, profesionale dhe që t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të qytetarëve, por edhe sfidave të procesit të integrimit europian që ne tashmë kemi nisur. Ky ristrukturim synon të vlerësojë realisht performancën e çdo institucioni të administratës, për të përcaktuar më pas dhe hapat që duhen ndjekur për ta vënë atë në efiçencë të plotë. Në këtë kuadër, sigurisht që do të ketë edhe një vlerësim të punonjësve të administratës. Rivlerësimi i punës së administratës do të bazohet në radhë të parë në performancën e çdo institucioni. Synimi ynë është një administratë efikase dhe punonjës publikë efikasë. Detyrimin për të provuar efikasitetin e çdo institucioni dhe çdo punonjësi, por edhe për ta ndërtuar këtë efikasitet, do ta kenë drejtuesit e institucioneve.” – shprehet Harito./lapsi.al

Share: