Home KRYESORE Mustafaj: Po Lolita unë kam shkuar në kazino më shumë se një...

Mustafaj: Po Lolita unë kam shkuar në kazino më shumë se një herë, por…

Pasi faqja e njohur në rrjetin social facebook Lolita bëri një post ku sipas saj shihej Besnik Mustafaj me ish-deputetin Astrit Patozi teksa luanin në Kazino, ka reaguar Mustafaj.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Mustafaj ka sqaruar se në fakt personi në foto nuk është ai.

Postimi i Mustafajt në facebook:

E dashur Lolita, per hir te simpatise qe kam per ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam une. Une kam shkuar ne kazino me shume se nje here. Por kurre me Astrit Patozin. Nuk kam patur rast.

Madje as nuk e di nese atij i pelqen ky argetim. Kam qene me te tjere miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj.

Pra, me siguri qe do te shkoj perseri kur te kem rast. Nje nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thote per veten e tij se ka shume vese, por nuk eshte rob i asnjerit. Une jam i tille.

Por nuk kam bere kurre ne jeten time diçka per t’u ndjere me pas i turperuar. Ky sqarim ka vlere per ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kesaj here, por u drejtohet edhe te gjithe dashamireve dhe dashakeqinjve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas menyres se vet.

Share: