Home KRYESORE Nga shtatori nuk do jetë më në Parlament, çfarë do të bëjë...

Nga shtatori nuk do jetë më në Parlament, çfarë do të bëjë tani e tutje? Rrëfehet Topalli

Deputetja Jozefina Topalli, e cila do t’i mungojë Parlamentit të ardhshëm për shkak se Lulzim Basha nuk e bëri pjesë të listës së kandidatëve të zgjedhjeve të 25 qershorit, ka treguar se çfarë do të bëjë që sot e tutje, pasi të humbë mandatin e deputetes në shtator.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Topalli nuk dha shumë detaje se çfarë do të bënte, ndërsa shtoi se do ia dilte mbanë siç ia ka dalë gjithë këto vite në politikë.

“S’ka rëndësi se çfarë do bëj unë, kam provuar në karrierën time politike të kem kallashin në kokë, e kam qenë me fëmijë të vogël, kam punuar se kam besuar, kam hyrë kur isha 32-vjeçe, kam shkuar ku nuk shkonin burrat, dhe e kemi ngritur se e donim partinë, se nuk i kishim lidhur interesat me të, nuk ishte as kunati as vjehrri, siç është sot. Kontrata personale e Bashës me Ramën, ku pjesa e dukshme është kam 6 ministra në qeveri me Ramën, e më pas del e thua ai më ka vjedhur votat”, ka deklaruar Topalli./360grade.al/

Share: