Home KRYESORE Ngriti Elvana Gjatën, tashmë Flori “zë” Arilena Arën

Ngriti Elvana Gjatën, tashmë Flori “zë” Arilena Arën

Edhe pse e re në moshë, Arilena Ara ja ka nisur të bëjë zhurmë në Europë. Kënga e saj “Nëntori” prej muajsh renditet në vendet e para në Shazam, ku në Ukrahinë, Greqi dhe Rumani, remiksi i “Nënorit” dëgjohet pa pushim. Ky sukses i menjëhershëm i Arës, për Flor Mumajesin është një rrugë për ta shndërruar 19-vjeçaren në yllin e rradhës pas ikjes nga grupi i Elvana Gjatës.

Ara festoi dje ditëlindjen e saj të 19-të, e cila aktualisht ndodhet me një tur koncertor, fansat, miqtë dhe të afërmit ia kanë zbukuruar ditën me urimet e tyre.

Këtë herë një urim i veçantë dhe i bërë publikisht në faqen e tij, është nga producenti Mumajesi, me të cilin këngëtarja ka bashkëpunuar së fundmi. “Gëzuar ditëlindjen Energjia”, shkruan ai ndërkohë që me komplimenta të tillë dikur shprehej për Elvana Gjatën.

Duket se kantautori i ka dhënë fund epokës me këtë të fundit duke nisur ndoshta një të re pikërisht me Arilenën./360grade.al/

Share: