Home KRYESORE Patozi nis takimet në bazën

Patozi nis takimet në bazën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka paralajmëruar nga emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” nisjen e një turi takimesh me demokratët në bazë, për të ndalur atë që ai e cilëson farsë elektorale në zgjedhjet për kreun e ri të partisë.

“Ne nuk pranojmë të kemi një mbret për kryetar që thotë se unë me dy tre njerëz të shtëpisë i vendos të gjitha. Unë vetë bashkë me një grup kolegësh do bëjmë një tur nëpër Shqipëri në mënyrë që të takohemi me demokratët dhe tu kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për partinë tonë.”

Patozi bëri të ditur se ditët në vijim do të kërkojë thirrjen e Këshillit Kombëtar, një kërkese kjo e bërë edhe nga Jozefina Topalli e Arben Imami për zgjedhjet e 25 qershorit. “Në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndërprerë farsën, nëse nuk ndodh do të shikojmë të gjitha mënyrat që ajo ditë të mos jetë e bekuar , por për t’u harruar.” Astrit Patozi është shprehur i gatshëm për të garuar për kreun e Partisë Demokratike, por ai refuzoi te ishte pjesë e saj, për shkak të refuzimit të kërkesave të tij për të pasur një garë të drejtë e të barabartë, si dorëheqja e Lulzim Bashës apo vënia në dispozicion e listave të anëtarësisë. /Tv Klan

Share: