Home KRYESORE Patozi shpall lëvizjen e re brenda PD-së, tre deputetë aktualë i bashkohen...

Patozi shpall lëvizjen e re brenda PD-së, tre deputetë aktualë i bashkohen takimit në Korçë

Nga qyteti i Korcës ku ishte për një takim me mbështetës të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka shpallur “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

Ai tha se PD nuk ka vdekur, teksa i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bëhen të gjithë bashkë që të pengojnë garën për kreun e partisë.

Patozi shoqërohej në këtë takim nga deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode.

“Nëse lëvizja jonë do të kishte një emër do të ishte ‘lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike”.

Demokratët që janë të shqetësuar dhe të lënduar si ne, pas humbjes së 25 qershorit, duhet të themi që ne jemi të gjithë bashkë. PD është opozita e këtij vendi dhe një aset për këtë vend. Ndaj, ky takim këtu dhe ata që do të vijojnë, do tu tregojë shqiptarëve që PD është pronë e demokrateve dhe jo një biznes privat. PD nuk mund të jetë kurrë pronë e një njeriu. Ne jemi etiketuar qëllimisht si kundërshtarët e Lulzim Bashës. Po ua them dhe një herë që ne jemi kundërshtarët e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kjo, sepse Lulzim Basha ka përgjegjësinë më të rëndë, por ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me të.

PD nuk ka vdekur por është këtu në këtë sallë. Në 2013, Sali Berisha dhe të gjithë dhanë dorëheqjen pas rezultati.

Pas një humbej ai thotë që eja të shkojmë përsëri bashkë në garë. Po çfarë është kjo humbja e “Skënderbeut”, që thotë eja se do të fitojmë në ndeshjen tjetër”, tha Patozi.

Share: