Home KRYESORE Patozi thirrje Selamit: Kthehu andej nga erdhe se s’i duhesh askujt

Patozi thirrje Selamit: Kthehu andej nga erdhe se s’i duhesh askujt

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi në takimin anti-Basha të zhvilluar në Akademinë e Arteve, ka sulmuar edhe kandidatin tjetër për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami.

Patozi i bëri thirrje këtij të fundit, që të shkonte andej nga kishte ardhur pasi nuk i hynte në punë asnjë demokrati.

“Ti Selam dhe Basha jeni çifti më i palumtur i Partisë Demokratike. Prandaj të them, kthehu andej nga ke ardhur se s’i hyn në punë askujt. Injorojeni farsën e 22-korrikut, ne s’do bëhemi pjesë e kësaj maskarade,” tha Patozi.

Share: