Home KRYESORE Përgjaket supermarketi, sulm me thikë në Gjermani

Përgjaket supermarketi, sulm me thikë në Gjermani

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thinë në një supermarket të Hamburgut në Gjermani.

Nga raportimet e para thuhet se një person ka hyrë në supermarket dhe papritur nisi të qëllonte njerëzit pa shkak.

Sulmi ndodhi në një degë të Edeka, rrjeti më i madh i supermarketeve në Gjermani.

Dëshmitarët thonë se agresori thërriste ‘Allahu Ekber’.

Ndërkohë gazeta Bild ka publikuar foton e një personi që dyshohet si autori i ngjarjes. Ai është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet identiteti dhe motivet e sulmit. Fytyra e tij është e mbuluar me gjak.

/LAPSI.AL/

Share: