Home KRYESORE Perplasja Erion Brace me Edmond Panaritin mbi bujqesine

Perplasja Erion Brace me Edmond Panaritin mbi bujqesine

Sërish përplasje më Erion Braçes dhe Edmond Panaritit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se bujqësia është në emergjencë, pasi fermerët shqiptarë u mbytën me çmime nën kosto duke shigjetuar kështu ministrin e LSI-së, Edmond Panariti që drejton Ministrinë e Bujqësisë.

Ky i fundit ka replikuar ashpër me Braçen dhe bën përgjegjëse për situatën e krijuar qeverinë e drejtuar nga Rama. Panariti thotë se në Shqipëri fermerët financohen 5 herë më pak se në Kosovë dhe për këtë s’ka faj ministria.

STATUSI I ERION BRACES

Po bujqesia ku eshte?

Pa asnje diskutim qe eshte emergjence!

A e di kush ne shumice qe,
eshte vit shume i veshtire bujqesor?
Bujqit, nje pjese e madhe nuk kane para te mbjellin
per sezonin e ri; humben para nga pataja, qepa, perimet-domatja e kastraveci,
tani edhe nga shalqini.
I mbyten me cmime nen kosto!
i morren shpirtin por edhe parate per te mbjelle e prodhuar ne vijim!

E thashe gjate gjithe fushates;
Do vinim ketu!!

Nese bujku humbet parate e tij nga sezoni bujqesor ne tjetrin,
disa here me radhe, vjen dita kur nuk mund te mbjelle.

Natyrisht,
bujqesi nuk ka vetem ne Divjake, por kur ndodh ne Divjake emergjenca eshte pak.

Jo per 100 dite, por per cdo dite!

STATUSI I EDMOND PANARITIT

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Pergjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t’ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia. As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet. Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! …. Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine… Moratorium fiskal te plote…sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?… Tani tepsine dhe timonin i ke vete.

Share: