Home KRYESORE Petrit Vasili i përvishet Ramës: Bëj një gramë punë or damlla!

Petrit Vasili i përvishet Ramës: Bëj një gramë punë or damlla!

Petrit Vasili e cilëson Edi Ramë si kryeministër të ‘lodhur’, ‘damlla’ që merret vetëm me fjalë e fletë rrufe.

Teksa i kërkon të bëjë një punë si kryeministër që është, Vasili shkruan në Facebook se edhe shpikësit e fletë-rrufeve bënin diçka, si hekurudha, elektrifikonin vendin apo thanin këneta.

Duhet thëne se ky reagim i kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vjen pas publikimit të një liste me 100 emra zyrtarësh të korruptuar, që Edi Rama e postoi dje në Facebook.

STATUSI I PLOTË I PETRIT VASILIT

Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë.

Share: