Home KRYESORE Policia e Shtetit vendos radarë të fshehtë. Ja ku:

Policia e Shtetit vendos radarë të fshehtë. Ja ku:

Sezoni i verës karakterizohet edhe nga aksidentet e shumta në rrugë. Kështu, Policia e Shtetit ka vendosur disa radarë të fshehtë në disa prej akseve rrugore në vend. Këta radarë bëjnë fotografimin e makinave duke matur shpejtësinë e lëvizjes.

Radarët e rinj bëjnë deri në 700 shkrepje në ditë, duke fotografuar pjesën më të madhe të makinave dhe duke matur shpejtësinë e lëvizjes.

Policia ka vendosur radarë të fshehtë në një prej rrugëve që ndodhin më shumë aksidente vitet e fundit. Aksi Fushë-Krujë-Laç, Tiranë-Durrës dhe Lushnjë-Fier janë akset rrugore ku do të vendosen radarë nga Policia e Shtetit.

Shkak i vendosjes së këtyre radarëve janë aksidentet e shpeshta që ndodhin në disa prej akseve kryesore në vend. Policia thotë se do të njoftojë shoferët me tabelë, për çdo aks që do të monitorohet me radarë të fshehtë, por pa specifikuar vendet ku do të vendosen.

Gjoba shoferëve do t’ju dërgohet me postë. Gjatë gjithë sezonit veror Policia Rrugore do të shtojë praninë në çdo rrugë, por gjithashtu do të monitorohen edhe radarët e fshehtë./lapsi.al

Share: