Home KRYESORE Rrëzohet kërkesa e ish-drejtorit të Burgjeve për masën e sigurisë

Rrëzohet kërkesa e ish-drejtorit të Burgjeve për masën e sigurisë

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto kishte kërkuar që t’i ndryshohej masa e sigurisë arrest me burg për shkak të gjendjes shëndetësore, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar sot kërkesën e tij.

Në seancën e 3 korrikut, Zoto i kërkoi gjykatës që t’i nënshtrohej një ekspertimi mjekoligjor, pasi ka shqetësime me zemrën dhe për këtë arsye kërkoi edhe ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të butë.

Por ekspertët konstatuan që gjendja e Zotos është e qëndrueshme. Artur Zoto mbahet prej disa muajsh nën masën e sigurisë arrest me burg pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv gjatë kohës që kryente detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Share: