Home KRYESORE Shpërthen kunder Prec Zogaj, deputetja që u la jashtë listës Basha

Shpërthen kunder Prec Zogaj, deputetja që u la jashtë listës Basha

Albina Deda, deputetja demokrate, e cila megjithëse nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet më 25 Qershor, ka sulmuar atë që quhet grupi-anti Basha në Partinë Demokratike.

Përmes rrjeteve sociale, Deda ka sulmuar Preç Zogajn, i cili renditej i 4-ti në listën e PD-së në Qarkun e Lezhës. Deda teksa i kujton Zogajt se malësorët nuk pranojnë tradhëtinë, i shpjegon se humbja në Lezhë nuk është për faj të z Basha por për shkak të emrit dhe spërdredhjet e tij në politikë.

Reagimi i deputetes Deda erdhi, pasi Preç Zogaj deklaroi se “PD më mirë të shkonte në luftë me PS sesa të bënte marrëveshje”.

Postimi i deputetes Albina Deda:

Edhe ti Preç?! (Reagim)

Prej kohësh kam demonstruar qëndrimin tim qytetare si demokrate kundër zërave brenda PD-së që mllefuan pa pushim kundër lidershipit Basha duke shfrytëzuar një kontekst politik e njerëzor i cili i ka sjellë jo pak kosto forcës politike ku me dëshirë e idealizëm kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne së ulërimat në emër të demokracisë të grupit anti-Basha janë kopje shëmtirë të kohëve të lashta të herezisë.

Por çudia që më së pakti më çudit është reagimi i sotëm po aq pervers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me anë të sofizmave të tij antianalitik kundër z.Basha.

Kjo në malësi nuk është veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me përdredhjet e tij 25 vjeçare në fakt ka dëshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa herë zhagitet e jargitet për pushtet në mungese të doktrinës që duhet të ketë një personalitet.

Z.Basha e nominoji atë në listen e qarkut Lezhë në një vend jo pak të lakmueshëm për një njeri me ideal të qëndrueshëm.

Share: