Home KRYESORE Shpërthen shkencëtari i njohur Hawking: Toka do të digjet për faj të...

Shpërthen shkencëtari i njohur Hawking: Toka do të digjet për faj të Trump

Presidenti Donald Trump është një kërcënim për ambientin. Kështu thotë astrofizikanti britanik Stephen Hawking, gjatë një interviste për Bbc, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij. ‘Vendimi i Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, mund ta bëjë tokën si Venusi, me temperatura deri në 250 gradë. ’Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme.

Zgjedhja e Trump mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik’. Për shkencëtarin e kozmosit ’ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani.

Trump, me mohimin e provave të ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe me tërheqjen e Usa nga marrëveshja e Parisit, do ti shkaktojë ambientit dëme të pallogaritshme, duke vënë në rrezik natyrën, ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë’./360grade.al

Share: