Home KRYESORE Skandali i “Stop-it”/ Gazetari i “turret” gazetarit

Skandali i “Stop-it”/ Gazetari i “turret” gazetarit

Nga Telnis Skuqi/

Personalisht dënoj çdo sulm verbal apo fizik ndaj çdo gazetari, por dajaku i djeshëm ishte i merituar, sepse mënyra se si gazetari kërkonte me forcë një prononcim ishte krejtësisht jashtë kornizave të gazetarisë hulumtuese.

Një gazetar investigativ gjithmonë kërcënohet pas publikimit të investigimit, kurrë gjatë procesit të investigimit. Gazetari e ka kërkuar vet dajakun, sepse një investigues i mirë thjeshtë bënë punën e tij dhe pasi e “qep” e publikon, duke paraqitur me fakte dhe prova të gjithë investigimin e tij.

Gazetari është gazetar, nuk është as prokurorë, as avokatë dhe as vet drejtësia. Nëse personi i prekur në investigimin e tij nuk dëshiron të prononcohet, një gazetar i mirë investigativ thjeshtë shkruan në fund të raportit të tij: “X person nuk dëshiroj të pronocohet”. Kaq!

Pamjet e djeshme ishin vërtetë skandaloze, sepse skandalin e prodhoi vet gazetari, i cili jo vetëm që nuk respektonte profesionin e tij, por i kërkonte llogari personi të prekur: A thuaj vallë që gazetari ishte vet Zeusi (Kryeprokurorë)?! Nëse unë do të isha drejtuesi i emisionit “Stop”, automatikisht do ta pushoja nga puna këtë gazetar ordiner, madje do t’i jepja edhe një dajak të mirë, jo me shpulla, por me shkelma.

Share: