Home KRYESORE Trondit ish-deputeti demokrat, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve në selinë blu

Trondit ish-deputeti demokrat, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve në selinë blu

Publicisti dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, thotë se gara e Bashës për kryesinë e PD nuk është aspak transparente.

I njohur si një nga zërat kundër kryetarit aktual të Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Mustafaj tha se burime të tij i kanë thënë se çdo gjë tashmë është e caktuar dhe se Basha do të marrë 70% të votave në zgjedhjet e 22 korrikut, shkruan BalkanWeb

“Ka pasur një lëvizje të njerëzve të Bashës të regjistrohen si anëtarë të PD-së. Kryetarë degësh në rrethe më thonë që gjërat janë të caktuara. Rreth 70% do marrë Basha. Prandaj jam insistues që të ketë një garë të vërtetë. Të jetë e drejtë, e barabartë dhe transparente.

Vetë konkurrenti i Bashës, Selami ka thënë vazhdimisht se gara nuk është e barabartë, që është tregues i rëndësishëm për garën. Ai ka vendosur t’i shkojë deri në fund, dhe po përpiqemi të bëjmë ç’të jetë e mundur deri në fund të shprehim zërin tonë. Kjo garë nuk do sjellë as reflektimin dhe as rinovimin e Partisë Demokratike” tha Mustafaj për News 24./360grade.al/

Share: