Home KRYESORE Vuçiç provokon Kosoven: SHBA e ka bazën e vet ushtarake në Serbi

Vuçiç provokon Kosoven: SHBA e ka bazën e vet ushtarake në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vazhdon retorikën e tij cinike e provokuese ndaj Kosovës.

Ai sot, duke përgënjeshtruar njoftimet e djeshme se SHBA ka kërkuar ndërtimin e një qendre të vet në qytetin Uzhice të Serbisë, ka thënë se SHBA-ja tashmë e ka një bazë në Serbi, Bondsteelin, bazë e cila në fakt është në Kosovë.

“SHBA-ja tashmë e ka bazën e vet në Serbi, ajo është Bondsteeli. Ne duam t’i kemi qendrat tona”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë ai.

Baza ushtarake amerikane Bondsteel gjendet në Kosovë dhe në të janë rreth 700 ushtarë amerikanë./koha.net

Share: