Home KRYESORE Ambasadorja në Holandë përgënjështron raportin: Është artikull gazete …

Ambasadorja në Holandë përgënjështron raportin: Është artikull gazete …

SONY DSC

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi deklaroi se raporti i policisë holandeze e cila në bashkëpunim me prokurorinë kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, nuk ekziston!

Sipas Sakiqit, nuk bëhet fjalë për raport, por për një artikull të një gazete.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi ne Top Channel.

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

Share: