Home KRYESORE Arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit dhe emri i Majlinda Bregut

Arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit dhe emri i Majlinda Bregut

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Llogara, kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, ndërsa vetëm pak ditë para se ai të shpallte kabinetin e tij qeveritar, u përfol se një rol në këtë dikaster mund t’a kishte edhe ish-ministrja Majlinda Brengu.

“Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin”./opinion.al

Share: