Keto zgjedhjet e fundit përveç humbjes së thellë të Partisë Demokratike, kanë prodhuar edhe disa rezultate të tjera që ngrenë pikëpyetje themelore.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) u rendit e katërta në vota, pas PS, PD dhe LSI dhe, në te gjithë vendin PDIU mori rreth 75 mijë vota ndersa mundi të nxjerrë vetëm 3 deputetë në siglën e saj, dy në Elbasan dhe një në Dibër. Ajo që ra në sy është fakti se në Tiranë, PDIU nuk arriti të nxjerrë fitues kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.
Perveç problemit që ka sistemi proporcional rajonal që tregon një mungesë të thekuar përfaqësimi të votës, në rastin e Shpëtim Idrizit kemi të bëjmë edhe me arsye mirefilli politike!
Deputetja aktuale e PDIU, Mesila Doda ka folur për manipulime. Ajo përmendi të paktën 40 vota që nuk ishin përfshirë në rezultat. Ndërkohë që në total, sipas vëzhguesve të PDIU, ishin rreth 20 raste ku votat e PDIU nuk ishin numëruar, ose ishin shpallur të pavlefshme.
Nga ana tjeter, numëruesit e PS-së , por edhe ekspertët e KQZ-së u justifikuan se kemi të bëjmë me gabime në sistemin elektronik të hedhjes së të dhënave, që në fund nuk ndikojnë në rezultatin final.
Disa prej eksponenteve te PDIU, thone se nëse ndiqet gjithë procesi i numërimit të votave në Tiranë, shihet se ka pasur projekt për të nxjerrë nga Parlamenti kryetarin e PDIU Shpetim idrizi!
Ata thone se me “parregullsitë” në numërim dhe qëndrimin e PS-së ndaj këtij manipulimi kuptohet qe Rilindja dhe Edi Rama e kanë pasur strategji eliminimin politik të Shpëtim Idrizit, por ata nuk kane kryer asnje veprim politik per ta bere kete justifikim te besueshem.
PDIU vazhdon te jete formalisht ne Koalicionin qeverises te Edi Rames duke shpresuar qe kryeministri ti mos i largoje per pushteti qe u ka dhene jo per merite politike, por thjesht pushtetare!
Por përse Rilindja e donte Shpëtim Idrizin jashtë Kuvendi?
Eksponentet e PDIU thone se Interesi i PDIU dhe i Shpëtim Idrizit, që është dhe interes kombëtar dhe detyrim kushtetues i Shqipërisë, ishte kthyer në një problem për Rilindjen dhe Kryeministrin Edi Rama.
Kete arsyetim sipërfaqësore nuk e besojne edhe ata qe e artikulojne jo me Komuniteti Çame qe e di se kryeministri çështjen çame e ngriti në rendin e ditës të politikës qeverisese per shkak se ate ja imponoi marreveshja qe kishte me partine tjeter Came, Aleanca Popullore te Artur Dojaka dhe jo aleanca me Shpetim Idrizin qe u be per qellime numrash ne parlament.
Kete argument e konfirmon fakti që në postet që i dha kësaj partie, (PDIU) asnjë nuk kishte lidhje me diplomacinë apo përfaqësimin e kësaj çështje në institucionet ndërkombëtare dhe ata kurre nuk e kundershtuan apo i kerkuan ato.
Edi Rama këto vite ka pasur marrëdhënie të tensionuar me Athinën, por kjo ka ndodhur, kryesisht për shkak të ndryshimeve politike në skenën greke, ku PASOK-u dhe ish-miqtë socialistë të PS në Greqi nuk janë më në pushtet.
Retorika për minoritetin grek dhe daljen e Vangjel Dules nga koalicioni me PS e thelloi dhe më tej problemin e Edi Ramës me Athinën, por jo sepse futi ne qeveri PDIU (e çamëve) e cila me sa duket u kuptua nga Athina zyrtare qe strategjia e kesaj partie nuk e rrezikonte “status quo” e ndertuar historikisht prej saj.
Politika e jashtme e Ramës do orientohet me shumë pas këtyre zgjedhjeve drejt Greqisë për të krijuar një trekendësh Beograd-Tiranë-Athinë-Bruksel dhe Washington, për interesa rajonale sepse SHBA & BE kërkojne stabilitet rajonal dhe jo anarki apo rremuje anakronizmash te vjetra.
Kete zhvillim duket e kuptuan para drejtuesve te PDIU-se, Komuniteti Came dhe Aleanca Popullore e cila kerkon dialog me Athinen dhe jo lufte fjalesh boshe qe nuk cojne askund vecse ne Kalendat Greke.
Votat e Komunitetit Çame i pakënaqur nga strategjia e PDIU kundrejt Kauzës se tyre dhe kërkesa për politike me moral i Aleances Popullore qe u kerkoi mbeshtetesve te saj te votonin vec Kundër ne zgjedhjet e 28 qershorit, solli “djegien” e Idirizit dhe Dodes nga Kuvendi, duke lejuar qe ne Parlament vetëm “çamët” e rinj Dibrës dhe ata te Elbasanit.
Tani nuk duhet thene se Kauza Çame ra, por se ajo do kaloje ne nje stad te ri dhe se Komuniteti kerkon nje perfaqesim politik te moralshem dhe jo thjesht te impenjuar per pushtet.
Aleanca Popullore me Artur Dojaken sigurisht qe mund ta plotesoje kete “handikap” te PDIU-se, meqe ka vertetuar qe nuk e ka shitur Kauzen Came per pak pushtet dhe qe marrëdhënien zyrtare politike dhe ligjore me partine Socialiste dhe Edi Ramen e ka ndertuar vetem ne fuksion te zgjidhjes e Ceshtjes Came dhe jo te pushtetit.
Eshte qartazi morali i AP, kesaj partie politike came qe e rrezoi modelin e Shpetim Idrizit te etur thjesht per pushtet qe sigurisht duhet te konsiderohet nga shumica e re qeverisese sepse eshte ne interesin e drejte per drejte te saj.
I nxehti i Gushtit sigurisht qe do kaloje pa lajme domethenese, por fresku i shtatorit sigurisht qe do sjelle risi edhe kundrejt Kauzes se Drejte Came dhe organizmave poltik te lidhur me te.
Ketu do te jemi dhe do e shohim.