Home KRYESORE Athina zyrtare reagon ndaj miratimit të planit urbanistik të Himarës

Athina zyrtare reagon ndaj miratimit të planit urbanistik të Himarës

Athina zyrtare ka reaguar lidhur me ceshtjen e planit te pergjithshem vendor te bashkise Himare debatuar shume se fundi.

Duket se pasi keshilli bashkiak e ka miratuar kete plan ne nje mbledhje te zhvilluar ne fshatin Kuc dhe jo brenda ne Himare sic edhe duhej, zedhenesi i ministrise se jashtme greke eshte pyetur te enjten paradite nga media greke se cili eshte komenti i Athines per rastin.

“Duket se autoritetet shqiptare vleresojne shkeljen e te drejtave te minoritetit grek, si me te rendesishme nga rruga europiane e vendit “, ka qene pergjigjja lakonike e zedhenesit te ministrise se jashtme, Aleksandros Genimatas raporton Opinion.al.

Kujtojme qe ne fillese te reagimeve nga banoret ndaj planit te pergjithshem vendor te bashkise, diplomacia greke ka nderhyre vazhdimisht me deklarata kritike ndaj autoriteteve dhe qeverise shqiptare.

Ministri i jashtem Nikos Kotzias ka theksuar disa here se ceshtja e respektimit te se te drejtes se prones te minoritareve greke ne Shqiperi, eshte tashme nje nga kushtet qe qeveria shqiptare duhet te permbushe me qellim qe te hapen negociatat per anetaresim ne BE…

Share: