Home KRYESORE Bleona Qereti më në fund gjen princin e kaltër, ai është shqiptari...

Bleona Qereti më në fund gjen princin e kaltër, ai është shqiptari me famë botërore!

“The Queen and the Prince! Proud of you, shpirti Stanaj! About last night! Ky ishte statusi i këngëtares Bleona Qereti, i postuar të premten, krah fotos me artistin shqiptar me famë botërore, Stanaj.

Me një fustan të zi transparent dhe mjaft e kuruar, Bleona më në fund publikon diçka nga jeta e saj e momentit, ndërsa shfaqet e lumtur në krah të 23- vjeçarit, që jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas eksperiencës në Shqipëri si anëtare jurie e spektaklit “Your Face Sounds Familiar Albania”, Bleona i është rikthyer SHBA-ve, ku jeton prej vitesh. Nuk dihet se çfarë e lidhi me Stanajn në këtë festë mesnate, i cili pak muaj më parë ishte në Tiranë në finalen e “The Voice of Albania”. Stanaj, i cili po shijon një sukses ndërkombëtar me projektet e tij muzikore “Ain’t Love Strange” dhe ”Romantic”, performoi “live” në Tiranë dy këngët e tij të suksesshme në skenën e “The Voice”.

Artisti i muzikës pop arriti kulmin e tij këto dy vite, ndërkohë që është një nga djemtë më simpatikë që shfaqet në festat më të rëndë- sishme të muzikës, siç ishte në festën e “Warner Music”, i njëjti eveniment ku u fotografua edhe Rita Ora./360grade.al

Share: