Home KRYESORE Çmenduria, ja nga sa milionë fituan Mayweather dhe McGregor!

Çmenduria, ja nga sa milionë fituan Mayweather dhe McGregor!

Floyd Mayweather e ka mposhtur Conor McGregor në kategorinë e peshës së lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur.

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather e ka fituar të ashtuquajturin meçin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të boksimit nga gjyqtari.

Pas kësaj fitoreje Maywetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor vetëm 30 milionë dollarë, shumë më shumë se sa kishte fituar ndonjëherë në UFC, shkruan Marca.

Nga ky meç në përgjithësi u përfituan 350 milionë, duke u bërë kështu meçi më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas meçin Maywetaher- Pacquiao me 250 milionë dollarë, ku edhe aty amerikani kishte fituar rreth 100 milionë dollarë/360grade.al

Share: