Home KRYESORE Dhunë fizike nga gruas së tij, kunati e godet me sopatë!

Dhunë fizike nga gruas së tij, kunati e godet me sopatë!

Njoftimi i policies:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje si edhe kapet e ndalohet kunati i tij i përfshirë në konflikt, për veprën penale Plagosje e rëndë me dashje!

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Maksim Sadikaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 29.08.2017, në lagjen ”24 Maji”, në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases M.S..

Gjithashtu nga hetimi i policisë ka rezultuar se gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe shtetasi Dashnor Begaj, (i vëllai i shtetases M.S.), duke e goditur kunatin e tij me mjete të ftohta prehëse (sëpatë), i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuara nga nenet 130/a dhe 88 të Kodit Penal.

Share: