Home KRYESORE Edi Rama: Ja sa shkurtime do ketë ne administrate

Edi Rama: Ja sa shkurtime do ketë ne administrate

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar sot se do të bëjë shkurtime në administratë, madje shkurtime drastike në ato ministri që do të bashkohen në 2 e tre bashkë, si në rastin e ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Punës.

“Do të jetë një administratë e vogël, por jo shumë më e vogël me thënë të drejtën, sepse ne kemi numrin më të vogël të punonjësve në rajon.

Ne bëmë goxha shkurtime në 2013-ën por prapë do të bëjmë shkurtime. Sepse, bashkimi i ministrisë së Ekonomisë me ministrinë e Punës do të bëjë një ministri, jo një federatë. Këështu që numri do të shkurtohet në mënyrë drastike.

Sa I përket shkurtimeve, nuk kemi ndonjë tendencë. Ne i kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Punën…Nuk kemi pasur tendencë në shkurtime,” tha Kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Llogara.

Share: